Nga Erald Shulla
Vendi ynë por përjeton një moment të vështirë ekonomiko-social, krizës ekonomike të trashëguar prej pandemisë dhe para saj, i ndodh edhe rritja e çmimemeve prej shkaqeve të luftimeve që po kryhen në ukrainë. Këto po rithejnë edhe njëherë largimin mijërave përsonave nga vendi drejt vendeve të ndryshme si në ato të Bashkimit Europian apo edhe më larg, madje shumë larg, drejt Shteteve të Bashkuara apo deri në Kanada dhe Australi. Rrjedhimisht kjo po krijon një kaos në ekonomi dhe në jetën sociale të vendit tonë. Kjo periudhë është realisht një dramë për vendin dhe të ardhmen. Nuk e di por duhen parë statistikat, ndoshta ato do na tregojnë që jemi të parët në këto 30 vite në prodhimin e emigrantëve. Është e habitshme por e vërtet, sot në vendin tonë ka shumë, mund të themi me mijëra vende të lira pune në sektor të ndryshëm privat, kompani të shumta, të mëdha, korporata dhe deri tek bizneset e vogla të cilat po qahen dhe vetëm qahen çdo ditë e më shumë, për mungesë stafi. Kudo ke njoftime “Kërkojmë punëtor” ! Po pse kjo mangësi stafi kaq e madhe?
Ku janë shqiptarët?
Dhe mendimi i parë që të vjen direkt është po ikin…
Statistikat tregojnë që çdo vit largohen mijëra persona nga Shqipëria, e dhimbshme, rinia që ikën, energjia që ikën, ikin në një vend tjetër, për të ndërtuar një jetë më të mirë dike tjetër, e duke e lënë zbrazët jetën këtu tek ne. Prandaj kemi këtë mangësinë e madhe për staf tek bizneset.
Sot dua të jap mendimin tim, në një këndvështrim ndryshe, si shpresë për kapërcimin e kësaj situata edhe pse jo për të krijuar një Shqipëri që frenon ikjen dhe josh rikthimin e mijërave shqiptarëve kudo që janë ane mbanë botës. Por jo vetëm kaq, edhe nga këndvështrimi politik, nëse sot nuk mundemi për shumë arsye të jemi pjesë e BE-së , zhvillimi turistik i Shqipërisë është një arsye që do e bëjë BE-në ta dëshirojë Shqipërinë pjesë të sajën. Por si dhe a mundemi ta realizojmë? Unë them po, me një projekt madhor, i iniciuar nga shteti dhe i mbështetur nga privati, një bashkëpunim real. Jo si fasadat e deri tanishme, ku funksionarët e shtetit dhe privatit janë në garë të vazhdueshme kush e kush mund të gllabërojë më shumë nga të mirat publike. Unë mendoj që vetëm një projekt madhor investimi i përbashkët shtet-privat në fushën e turizmit do stabilizonte ekonominë e vendit për dekadat e ardhshme.
Është imediate për vendin një projekt tejet madhor për ndërtimin e “Shqipërisë Turistike”. Jemi me fat, apo pse jo le të themi me plot gojën që jemi të bekuar, për natyrën që na ka falur Zoti. Vendi ynë është kaq i vogël në hartë, por i ka të gjitha, dhe jo vetëm që i ka të gjitha, por i ka dhe të bukura. Malet, lumenjtë, detet, Shqipëria është e mrekullueshme në detaje, edhe motin e kemi me të katërta stinët. Pra, për të gjitha këto pasuri që kemi, dua të flas sot, për shfrytëzimin dhe benefitet që duhet të ketë shteti dhe shqiptarët prej tyre. Kjo nuk është vetëm për ti kujtuar njeri tjetrit pejsazhet e bukura , por se si mund edhe ti shfrytëzojmë mirë, sepse është një mundësi e shkëlqyer që nëpërmjet tyre na ofrohet mundësia për të ndëtuar sektorin e turizmit. Të shërbejë në ringritjen ekonomisë së vendit edhe pse jo në krijimin e një kulture që vendi ynë të jetë i idetifikueshëm prej turizmit në mbarë botën. Sot ne jemi akoma në fazën e hapave të para në ndërtimin e turizmit, si atij malor dhe atij bregdetar, çdo gjë ka nisur të ndërtohet ashtu rrëmujshëm si shumë gjëra në vendin tonë. Kjo për mendimin tim duhet të ndalet sa më parë, ndërtimi i turizmit kërkon politika reale kombëtare nga shteti në bashkëpunim me privatin. Vendi ka nevojë për një projekt madhor në bashkëpunim dhe me mbështjen shtet-privat, dhe anasjelltas. Ky projekt krijon të ardhura, për shtetin, biznesin, punonjësit. Pra një zinxhir përfitimi ekonomik. Por duhet të ndërtohet me kujdes të gjitha hallkat e këtij zinxhiri dhe këtu është i nevojshëm prezenca dhe përkushtimi i shtetit.
E megjithatë, potenciali i zhvillimit të turizmit në Shqipëri është ende shumë larg shfrytëzimit maksimal të tij. Problematikat janë shumë të thella, saqë nuk janë detyrë dhe as mund të përballohen dot vetëm nga kapacitetet e investimeve private. Nëse natyra, pozicionimi gjeografik, historia, trashëgimia kulturore etj., na i kanë falur të gjitha të mirat, nëse investimet private serioze po fokusohen gjithnjë e më shumë në drejtim të këtij sektori, duke qenë katalizatorë të zhvillimit të mëtejshëm të tij, ekziston një hallkë shumë e rëndësishme, pa kontributin e së cilës industria e turizmit nuk mundet kurrsesi të arrijë nivelet e dëshiruara. Është kontributi që duhet të japë qeveria, nëpërmjet institucioneve të saj, nëpërmjet politikave që ajo duhet të ndjekë, nëpërmjet përmbushjes së detyrimeve të saj, që plotëson pikërisht atë zinxhir kontributesh dhe vlerash, i cili, nëse nuk funksionon si një i tërë, nuk do të arrijë asnjëherë të performojë si duhet. Pyetja që lind është: A po e luan sot shteti shqiptar, qeveria dhe institucionet e saj këtë rol? Nëse turizmi është një nga sektorët kryesorë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social, a shihet dhe trajtohet si i tillë nga shteti ynë? Duhet të lëvizim menjëherë, të gjithë me ç’të mundim, sepse zhvillimi dhe afrimi edhe me BE-në vjen nga turizmi, nëse nuk shkojmë dot ne në BE turzmi sjell BE tek ne. Pra të ndërtojmë një gjë, ku Shqipëria të jetë destinacion i përvitshëm dhe i jetueshëm për europianët.