Flamur Noka: BAB, (Basha, Alibeaj, Bardhi) janë aksidentalë në politikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka deklaron se ata deputetë që nuk do marrin pjesë në protestën e 7 korrikut nuk janë politikanë, por thjeshtë janë zgjedhur aksidentalisht deputetë. I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, Noka e pagëzoi si grupi “BAB” treshen Basha, Alibeaj, Bardhi dhe që sipas tij janë fake opozitë dhe gjithçka e bëjnë në funksion të Edi Ramës. Për Nokën, ata po bëjnë gjithçka që të dëmtojnë protestën duke synuar të shtojnë numrin e deputetëve që nuk do ti bashkohen masës së demokratëve më 7 korrik. “Deputetët që nuk do marrin pjesë në protestë nuk janë politikanë profesionistë, por për shkak të disa rrethanave janë bërë aksidentalisht deputetë” tha Noka. Me nota irrituese Noka u shpreh se është e papranueshme për një opozitar e aq më keq si një deputet që nuk merr pjesë në një protestë kombëtare të thirrur nga të gjitha strukturat e PD. “Çdo qytetar që proteston ndaj kësaj qeverie duhet të mbështetet. Madje, unë po them se nëse edhe Alibeaj do të bënte një protest kundër Edi Ramës, unë do të shkoja dhe do ta mbështesja” tha Noka. Numri dy i PD-së i mëshoi edhe një herë faktit se të tre si Basha, Alibeaj dhe Bardhi punojnë në shërbim të kryeministrit Edi Rama dhe sipas tij kjo duket më shumë gjatë seancave parlamentare kur Alibeaj merr fjalën pikërisht që të mos flasin deputetët e tjerë të PD si Berisha, ai vetë dhe drejtuesit e tjerë të partisë. “Unë e kam thënë edhe më parë që kam informacione që Edi Rama dhe Lulzim Basha janë takuar në një lokal në Dhërmi dhe kanë rënë dakord për disa çështje që dëmtojnë opozitën”, tha Noka. Lidhur me vendimin e gjykatës që pritet të merret se kujt do ti japë të drejtë kryetarit të zgjedhur Sali Berisha apo kryetarit të komanduar Enkelejd Alibeaj, Noka foli me nota të forta. “Asnjë gjykatës nuk mund të luajë me mundin, djersën dhe gjakun e demokratëve. Do shkojë në burg çdo gjykatës që manipulon fakte dhe provat që kemi vënë në dispozicion për mbajtjen e dy kuvendeve të dhjetorit të vitit të kaluar. Kuvendi i “Foltores” ishte mbi bazën e parimeve demokratike, ndërsa ai i mbajturt nga Basha mbi bazën e mashtrimit”, tha Noka. Ai e quajti protestën e të enjtes si fillimi i një organizimi gjeneral të PD që do kulmojë me zgjedhjet lokale të vitit 2023. “Në vjeshtë do nisim përzgjedhjen e kandidaturave për kryetarë të bashkive nëpërmjet primareve dhe synimi ynë do jetë fitorja, por në mënyrë specifike të fitojmë kryeqytetin”, përfundoi Flamur Noka.

Të fundit

Vendoset paqja në Japoni, Yakuza shpall fundin e luftës së brendshme

Organizata më e madhe kriminale në Japoni, Yamaguchi-gumi, ka shpallur zyrtarisht fundin e konfliktit të gjatë me një fraksion...

VIDEO/ PD hap fushatën, Berisha dhe LaCivita mbërrijnë në sheshin “Nënë Tereza”

Vetëm pak minuta para nisjes së fushatës së koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, qytetarë të shumtë janë grumbulluar në sheshin “Nënë Tereza” në...

Sa ndikojnë qepa dhe specat në përkeqësimin e simptomave të urthit

Urthi është një çrregullim tretës që prek stomakun dhe ezofagun. Ndjesia e djegies është e dhimbshme dhe e parehatshme.     Kjo sëmundje shoqërohet nga simptoma të tjera...

Mesi i pranverës, Ankaraja mbulohet nga dëbora

Ndërsa prilli zakonisht shoqërohet me pranverën dhe ngrohjen e motit, kryeqyteti turk, Ankara, është përballur sot me reshtje të dendura bore dhe erëra të...

Rama thumbon PD/ “Do humbin më keq se në ’97. Magjia do i ndodhë së prapthi!

Teksa pritet që në sheshin “Skënderbej”, PD të çelë fushatën zyrtarisht, nga ana tjetër, kryeministri Rama ka shigjetura opozitën, si tufë delirantësh që e...

Lajme të tjera

Web TV