4 nismat e qeverisë/ Kanabis mjekësor,kanabis për qejf, amnisti fiskale dhe bazë për NATO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në një konferencë shtypi të mbajtur dje u ndal në tre nisma kryesore të qeverisë për muajt e ardhshëm. Pas legalizimit të kanabisit mjekësor, Rama hodhi edhe mendimin për lejimin e përdorimit të kanabisit rekreativ vetjak. Ndërsa një tjetër pikë është amnistia fiskale që sipas tij po kryhet për të futur në sistem të ardhurat kryesisht të emigrantëve që kanë punuar ndershmërisht, por në të zezë.  Gjithashtu vendi ynë është vetëofruar që të lejojë ndërtimin e një tjetër baze ushtarake të NATO-s në Portin e ri në Durrës.

Kryeministri Edi Rama pas kthimit nga Brukseli mbajti një konferencë shtypi bashkë me Ministren për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka. Duke u ndalur në nismat e shpejta që e presin vendin nga shtatori dhe në vijim Rama u ndal në çështjen e kanabisit mjekësor, drafti i së cilës është gati, por hodhi edhe idenë se do të konsultohet edhe për lejimin ose jo të përdorimit vetjak të kanabisit rekreativ (për qejf), nga konsumatorët. “Për legalizimin e kanabisit mjekësor e kemi konsultuar me shqiptarët dhe në këshillimin kombëtar kanë marrë pjesë gati gjysmë milionë shqiptarë që kanë thënë po, do bëhet. Në këshillimin e ardhshëm do i pyesim edhe nese doni të legalizohet dhe përdorimi rekreativ i kanabisit apo jo, do i pyesim, pra për përdorimin personal, apo do vijojë të jetë krim që dënohet dhe që çon fatkeqësisht shumë të rinj në burg”-tha Rama. Ndonëse vetë shprehet se është i dyzuar në këtë drejtim, sërish nga përgjigja që ka dhënë duket se po shkohet drejt lejimit për përdorim personal të kanabisit për qejf.

Aktualisht mbajtja dhe përdorimi i kanabisit konsiderohet vepër penale dhe ka një numër të madh personash të arrestuar, proceduar dhe dënuar për këtë vepër penale, shumica  adoleshentë dhe të rinj. “Po të më pyesni mua tani, e po t’u hap mendjen e zemrën do shikoni që jam i dyzuar në këtë pikë. Dhe në diskutimet e brendshme ka pro e kundër, ndaj është këshillimi kombëtar”, tha Rama. Legalizimi i kanabisit për përdorim personal është një debat i madh edhe në vendet e zhvilluara. Disa eskeprtë mendojnë se është nismë e cila Më tej, kryeministri foli dhe për amnistinë fiskale, duke u shprehur se amnistia nuk i jep askujt amnisti, përveçse deri në ditën e depozitimit të parave. “Edhe kur merr makinën, me gjithë dokumentet në rregull, ka gjithmonë një risk. Çdo gjë ka risk, por e rëndësishme është që së pari amnistia fiskale është një kërkesë e kohës, e mbështetur gjerësisht në opinionin publik. Së dyti, amnistinë fiskale jemi të fundit që e bëjmë. Së treti, ua kam thënë dhe partnerëve, mirëpresim çdo vërejyje, por nuk mirëpresim qëndrimin që Shqipëria. Shqiptarët janë të çuditshëm. Kemi bërë një projekt me të gjitha masat e marra nga ligjet e amnistisë së vendeve të tjera për të parandaluar keqshfrytëzimin e kësaj mundësie. Është shumë e qartë që amnistia nuk i jep askujt amnisti, përveçse deri në ditën e depozitimit të parave. Pra, kushdo qoftë që nuk është i dënuar, që nuk ka punuar në shtet, që nuk ka qenë politikan, etj. etj. janë një sërë kategorish të përjashtuara, pra që mund të kenë burime korrupsion në pasurinë e tyre, apo krimi, për gjithë pjesën tjetër amnistia është në fuqi”tha Rama. Sipas tij kjo nismë ka për qëllim legalizimin e parave të emigrantëve të cilët kanë punuar ndershëm, por në të zezë në vendet ku jetojnë. “Nuk është se amnistia të jep mundësi që çfarëdo që të bësh në të ardhmen, paratë nuk të preken. Këtu bëhet fjalë për qindra e mijëra emigrantë që kanë para, që nuk i legalizojnë dot, sepse janë kursime nga puna në të zezë, jo nga puna e zezë. Shikoni çfarë heqin për të sjellë 10 mijë euro apo 10 mijë paund. Madje edhe me prokurë, që iu marrin dhe ndonjë lekë për të marrë lekët e tyre. Kjo është amnistia”, u shpreh kryeministri.

Lexo edhe :  A e ftuat Kryemadhin në Konventën e PL?/ Blushi: Nuk bëmë dasmë që të shpërndajmë ftesa!

Tjetër bazë e NATO-s në Shqipëri?

Shqipëria duket se është vetëofruar që të krijojë mundësinë për NATO-n në ngritjen e një baze ushtarake pranë Portit të ri që do të hapet në Porto-Romano të Durrësit. Këtë e ka konfirmuar dje kreu i qeverisë Edi Rama. Ai ka pohuar se në portin e Durrësit, në Porto Romano, përveç pjesë komerciale dhe tregtare, parashikohet të ndërtohet dhe një bazë ushtarake e NATO-s, për të cilën i është bërë ftesë kësaj të fundit për ta financuar. “Po ashtu kemi folur atje për projektin tonë dhe së shpejti do të rikthehemi në Bruksel për të vazhduar diskutimin për propozimin tonë që ka ngjallur interes dhe dëshirë për të thelluar bisedimet për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e ri të Durrësit, që do të jetë në Porto Romano dhe veç pjesës komerciale, parashikohet të ketë dhe një pjesë ushtarake. Së shpejti do të bëjmë një takim të posaçëm për këtë çështje me ekipin tonë të ekspertëve dhe të aleancës, për të parashtruar në detaje projektin. NATO ka hyrë në fazë të re të bashkëfinancimit të projekteve të posaçme, aktualisht po ndërtohet baza taktike e NATO-s ne Kuçovë, financim i huaj, ndërsa porti, ne natyrisht do financojmë vetë pjesën komerciale dhe kemi ftuar NATO  për bashkëfinancim në bazën ushtarake”, tha Rama.

Lajmi i keq për avokatët…

Duke u ndalur në çëshjen e Reformës në Drejtësi, kryeministri është shprehur dje se pavarësisht bojkotit të avokatëve dhe pezullimit të gjyqëve qeveria nuk do të tërhiqet nga harta e re gjyqësore. Rama është shprehur se ka ikur koha e bojkoteve dhe se qeveria nuk tërhiqet për asnjë arsye, duke shtuar se bojkoti i avokatëve nuk do të ketë sukses. “Harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon, shumë e thjeshtë. Unë habitem që ka akoma individë dhe grupe individës që besojnë se me qeverinë që unë drejtoj mund të flitet me gjuhën e bojkoteve, me gjuhën e shfaqjeve të kokëfortësisë pa zë. Ne ëktu jemi. Kush ka diçka për të ndarë, e ka shumë të thjeshtë të na kërkojë, të ulemi e të flasim. Por, harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon. Bojkotojnë sa të duan, kjo nuk ndryshon. Shqipëria nuk mund të mbetet peng i vetvetes dhe i të kaluarës së vet, ku gjithmonë gjërat janë neglizhuar. Shqipëria nuk është Kina, as Amerika, as Franca, as Italia, është një vend shumë i vogël për të pasur zyra dhe institucione të panumërta. Kështu që harta gjyqësore është ajo, është e konsultuar gjatë, e dakordësuar.

Kush i bie ndesh, është në të drejtën e vet ta bëjë, por pengmarrja e qytetarëve për të bërë qeverinë që të ndryshojë qëndrim është pamoralshme, e shëmtuar dhe e padobishme. Përveçse s’ka asnjë shans që të ketë sukses”, ka deklaruar kryeministri Rama. Prej më shumë se një jave avokatët në të gjithë vendin janë në grevë, duke bujkotuar sencat gjyqësore pasi janë kundër hartës së re gjyqësore që parashikon shkrirjen e të gjithë Gjykatave të Apelit në rrethe dhe përqëndrimin e çështjeve vetëm në një gjykata në Tiranë. Sipas vendimit të qeverisë kjo nismë është marrë me asistencën e faktorit ndërkombëtar pasi minimizon korrupsionin dhe rrit profesionalizmin. Nga ana tjetër avokatët shprehen se mbyllja e Gjykatave të Apelit në rrethe është në dëm të qytetarëve, duke iu mohuar aksesin në drejtësi. Sipas tyre shumë qytetarë janë në pamundësi që të udhëtojnë nga rrethet e tyre drejt Tiranës për të ndjekur një çështje të caktuar në Gjykatën e Apelit në Tiranë. kjo rrit kostot dhe ua pamundëson vijimin e proceseve duke u mohuar drejtësinë. Me këto argumenta të parashtruara avokatët janë në protestë dhe presin që të marrin një zgjidhje. Megjithatë duket se Rama është shprehur i vendosur, por në të ardhmen do të shihet sesi do të përfundojë ky konflikt që ka përfshirë një pjesë të sistemit të drejtësisë

Të fundit

Çfarë do ndodhë pas vendosjes së tarifave amerikane ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës?

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur tarifa të reja ndëshkuese ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës, të cilat kanë hapur...

Si kirurg në Gaza, isha dëshmitar i ferrit tek fëmijët

I pashë të vrarë nga zjarri snajper dhe dronët. Pse Laburistët nuk e dënojnë atë? Pse armët vazhdojnë të rrjedhin në drejtim të Izraelit? Nizam...

Koreshi dhe Agolli, pak fjalë për dy titanë të letrave shqipe

-Kur ndahen nga jeta korifejtë e letërsisë-  Nga Leonard Veizi Vath Koreshi dhe Dritero Agolli nuk i bashkon veç fakti që ishin shkrimtarë, anëtarë të...

Pse burimet nëntokësore nuk e kanë justifikuar fokusin dhe si duhen orientuar në 2025?

Nga EDUART GJOKUTAJ – Qendra ALTAX.al Forcimi i euros në Shqipëri me tre pikë në fund të janarit 2025 e krahasuar me fillimin e muajit,...

Plas “lufta” e votave në Diasporë

Politikanët shqiptarë janë angazhuar në një fushatë të fuqishme për të siguruar mbështetje nga diaspora, duke e konsideruar votën e emigrantëve si një mundësi...

Lajme të tjera

Web TV