Vijon legalizimi i pallateve te braktisura/ Tek kinostudio afërsisht 3 në 4 pallate…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame i shoqëruar nga deputetja, Blerina Gjylameti ishin së bashku për të përfunduar procesin e legalizimit për pallatet e kompleksit përballë korpusit të Kinostudios në Tiranë. Bëhet fjalë për një kompleks banimi me rreth 110 apartamente dhe rreth 20 njësi shërbimi, dyqane.

Në rastin konkret, bëhet fjalë për pallate të ndërtuara me leje që në vitin 2008, por që e kanë shkelur lejen dhe subjekti ndërtues nuk e ka ndjekur më procesin. Tashmë banorët janë organizuar vetë për të ndjekur procedurat e legalizimit.
Lame theksoi se “legalizimi i pallateve të braktisura nga ndërtuesit është një histori suksesi me rreth 980 pallate të legalizuara përgjatë viteve të fundit, kur ky proces i kaloi Agjensisë së Kadastrës”.

Statistikisht i bie që, afërsisht 3 në çdo 4 pallate të ndërtuara me leje përgjatë 25 vjetëve të fundit, të regjistrohen jo përmes rrugës normale, por përmes procesit të legalizimit. Arsyet e kësaj janë të shumta, që nga shkelja e lejes nga ndërtuesit, braktisja e ndërtimit, falimentimi i subjekteve ndërtuese, konfliktet e gjithëfarllojshme midis ndërtuesve, pronarëve të trojeve dhe blerësve, abuzimet e Bashkive në dhënien e lejeve të ndërtimit firmave fantazëm, etj.

Por nga ana tjetër, ky proces ka nxjerrë në pah mosfunksionimin e shumë institucioneve që prej viteve 2000, që kanë lejuar që situate të degradojë në këtë stad.
Lame ju ka përsëritur thirrjen banorëve që të bëhen bashkë për të përfunduar legalizimin e pallatit dhe saktësoi se nuk mund të ketë legalizim individual. “Vinë e më kërkojnë që të bëjnë legalizimin vetëm të apartamentit të tyre. Jo. Nuk mund të legalizohet vetëm një apartament. Duhet të bëheni të gjithë bashkë për ta përfunduar këtë proces shumë të rëndësishëm.

Lexo edhe :  OSBE për Kodin e ri Penal: S’kemi marrë pjesë në hartim

Nga ana tjetër deputetja Gjylameti vuri në dukje eksperincat që ajo ka pasur me Kadastrën për t’i ardhur në ndihmë banorëve të zonës ku ajo është zgjedhur deputete. Gjylameti theksoi se duhet avancuar ky proces duke përfshirë në të sa më tepër edhe administratorët e pallateve, duke sjellë si shembull të mirë edhe administratorin e pallatit i cili bëri të mundur certifikimin e pallatit.

Të fundit

Përdorimi i bombolave të gazit! Këshilla se si duhet të ruhen dhe të bëhet kujdes

Përdorimi i bombolave të gazit në ambiente familjare vijon të mbetet një burim potencial rreziku nëse nuk respektohen masat...

‘Teknologjia e kursyer’ mund të ndërtojë një botë më të mirë për të gjithë ne

Titanë si Musk do të donin të na bindnin se inovacioni do të thotë zgjidhje që vijnë nga lart-poshtë dhe që pasurojnë vetëm të...

Kampioni i muskujve dhe karakterit, Endri Pandazi drejt Arabisë Saudite

Pas çdo titulli kampioni fshihet një histori që rrallëherë shihet. Për Endri Pandazin, suksesi në bodybuilding nuk ka ardhurthjesht nga talenti apo fiziku, por...

“The National”: Tirana në 48 orë: Vizitoni atraksionet kryesore të kryeqytetit plot jetë

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale për të zbuluar qytetet interesante...

Një akademi për “barinjtë” e hoteleve që duan turizëm elitar por shërbejnë si lopçar

Nga Kreshnik Spahiu Matteo është një mik imi italian që e kam njohur 10 vjet më parë. Ai studionte në Berlin dhe ndër të tjera...

Lajme të tjera

Web TV