Arjan Konomi flet pas aksidentit në Jordani: Nuk kisha puls, mbyllja sytë dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opinionisti Arjan Konomi ka dhënë detaje rreth aksidentit që i ndodhi në Jordani dhe ndërhyrjes kirurgjikale që iu nënshtrua.

Në një video-live në Instagram, opinionisti tregoi që pasi pësoi aksidentin i duhej të shkonte në spital, i cili ishte tre orë larg nga vendi ku ndodhej ai. Arjani tregoi se ka humbur disa herë ndjenjat deri sa ka arritur në spital.

Por pasi arriti në spitalin e Amanit, Arjani tregon se u përball me një situatë të vështirë, pasi sipas tij doktorët nuk pranonin ta fusnin në operacion pa bërë fillimisht pagesën.

Opinionisti tha se e ka ndihmuar një mik i tij në Londër i cili ka mbuluar të gjithë pagesën e spitalit.

“Spitali ishte tre orë larg. Doktorët kapnin pulsin dhe thoshin nuk kishte puls. Aty kuptova që diçka po më ndodhte. Kur po më çonin me karrocë që më çonin në një sallë, aty ka qenë një moment që rrugës kur mbyllja sytë shikoja ëndrra të bukura, gjëra të bukur dhe dëgjoja një njeri që më ulërinte sipër barelës të hapja sytë. Aty mu kujtuan filmat amerikanë.

Pas 3 orësh e ca arritëm në spitalin e Amanit, më thanë është spital i mirë. Erdhën doktorë dhe më thanë një shumë të llahtarshme dhe s’të fusnin në operacion pa iu dhënë lekët. Unë s’kisha asgjë me vete as pasaportën, pasi kisha dalë për të bërë shëtitjen time. Marr me vete një sasi lekësh të nevojshme për çdo rast dhe kartën e identitetit.

Nuk kisha asgjë me vete dhe aty për herë të dytë po rrezikoja në derë të spitalit krahun për punën e pagesës. Për fat kishin marrë celularin, e hapa dhe s’më njihte fytyrën, mezi bëra kodin dhe i tregova një numër telefoni një person që mori. Më futën në operacion dhe më pas s’kam kuptuar më se çfarë ka ndodhur. Isha në një gjendje më pas që ndihesh qetë mirë dhe në një farë gëzimi që isha në një dhomë si një spital europian, kjo më qetësoi.

Lexo edhe :  Pas daljes nga shtëpia, Egli nuk ka mëshirë për Gjestin? Ish banorja i bën të papriturën

Herë pas here më bënin qetësues që dhimbja të ulej. Spitali këtu ndryshoi 3-4 herë shifrat, në darkë një shifër tjetër shumë e madhe në mëngjes një tjetër. Nuk e dija ku ta mbaja mendjen. Dua të falenderoj një person nga Londra i cili, kisha humbur ndjenjat dhe nuk arritja të flisja, por ky personi nga Londra pagoi të gjithë shumën që duhej. Është një djalë i ri shumë bujar, unë i detyrohem atij dhe bëri atë gjë që shumë të tjerë nuk do ta bënin.”- tha Arjan Konomi.

Pak ditë më parë Arjan Konomi u shfaq në spital, për të lajmëruar “fatkeqësinë që i ka ndodhur.” Opinionisti shprehu se ka kryer një ndërhyrje të rëndësishme në krah dhe se gjendja e tij për momentin është e mirë.

“Tungjatjeta miq. Siç po më shikoni ndodhem në kushte jo të mira, Më duhet të ndaj një fatkeqësi që më ndodhi. Nodhem në spital të Amanit, dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale të krahut tim të cilin desh e humba për pak, por për fat të mirë ka shpresë akoma. Nuk di se çfarë t’ju them tjetër por nëse ju kam munguar në Instagram është për këtë arsye.”– tha Arjani gjatë videos.

Menjëherë reaguan në komente edhe miqtë e tij dhe ish-konkurrentët e emisionit Për’puthen ku ai ishte opinionist.

Të fundit

Osmani: Kosova i bashkohet qëndrimit të SHBA-së kundër veprimeve të Dodikut në Bosnje

Presidentja Vjosa Osmani tha se Kosova i bashkohet deklaratës së sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe rithekson mbështetjen...

‘Amerika të dalë nga NATO’/ Musk: Nuk ka kuptim të paguaj për mbrojtjen e Europës

Elon Musk ka shprehur bindjen se Amerika duhet të dalë nga NATO, duke argumentuar se nuk ka kuptim që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë...

Messi gati të rikthehet në fushë, trajneri i Inter Miami: Jam optimist

Trajneri i Inter Miami CF, Javier Mascherano u shpreh optimist për përfshirjen në listë të Lionel Messit për ndeshjen kundër Charlotte FC të dielën...

Ndihmoi emigrantët të kalonin kufirin ilegalisht, pranga 32-vjeçarit në Tepelenë

Një 32-vjeçar u arrestua në Tepelenë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Wanted 2”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës...

Rey Manaj largohet pa ndjenja nga fusha, reagon klubi turk

Rei Manaj u largua nga fusha në minutën e 9-të gjatë ndeshjes Sivaspor Ai humbi ndenjat pas përplasjes me një futbollist dhe u largua...

Lajme të tjera

Web TV