Ulërima dhe krisma arm*sh, dalin pamjet brenda qendrës tregtare në Danimarkë (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në një qendër tregtare në Kopenhagen të Danimarkës.

Një person ka hapur zjarr në mes të turmës, duke lënë të paktën dy të vdekur dhe disa të plagosur, por ende priten detaje të tera nga autoritetet daneze.

Sakaq, është bërë me dije se autori është arrestuar, ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Në videon e mëposhtme dëgjohen të shtëna te armës, ndërsa shihen njerëzit teksa vrapojnë të frikësuar dhe duke ulëritur.