Festimet e 4 korrikut kthehen në tragjedi/ Të shtëna me armë në SHBA, disa viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

5 viktima janë regjistruar nga sulmi me armë në festimet e 4 korrikut në Illinois, Çikago, SHBA.

Mediat vendase raportojnë po ashtu se të paktën 16 persona raportohet të kenë mbetur të plagosur dhe paniku mbizotëroi në mesin e turmës.

Zjarrfikësit dhe mjekët në vendngjarje raportuan përmes radiove të tyre se rreth nëntë persona ishin qëlluar. Ky numër nuk është konfirmuar zyrtarisht, por disa autoambulanca janë parë duke dërguar viktimat në spital.

Dëshmitarët pretenduan se kishin parë të paktën pesë njerëz të gjakosur të shtrirë në tokë dhe një tjetër nën një batanije, sipas Chicago Sun Times. Sulmi u regjistrua në nisje të paradës për festimet e pavarësisë, ndërsa agresori që hapi zjarr është i paidentifikuar.

Marshuesit raportuan se kishin dëgjuar të paktën 20-25 të shtëna armësh rreth dhjetë minuta pas fillimit të paradës, ndërsa njerëzit filluan të vrapojnë, duke kërkuar siguri.

Disa njerëz që morën pjesë në paradë thanë se panë personin e armatosur në çatinë e një ndërtese, me policinë që nisi një operacion për ta gjetur atë.

Të fundit

Kur do vijë fundi i Ramës në PS? Përgjigjja që dha sot gjatë festës

Kryeministri Edi Rama është shprehur se ai nuk do të jetë më në oborrin e Partisë Socialiste, në momentin...

Tirana nuk ndryshon “stil”, ndahet sërish nga trajneri Shkëmbi

Klubi i Futbollit Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi. “Pas një marrëveshjeje të ndërsjellë, palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin profesional. KF...

Çalhanoğlu te Galatasaray? “Drita e syve tanë, kam folur në telefon…”

Galatasaray mendon të bëjë goditje të mëdha në merkato, pas triumfit si kampion i Turqisë dhe kualifikimit në Ligën e Kampionëve. Klubi në fjalë...

Ditët janë më të gjata se më parë, Kina ka zhvendosur përgjithmonë boshtin e Tokës

E konfirmuar nga NASA: Inercia e Tokës është ndryshuar lehtë nga diga e Tre Grykave, centrali më i madh hidroelektrik në botë NASA ka konfirmuar...

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet/ Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

Autoritetet e Republikës Çeke kanë akuzuar një burrë 22-vjeçar, i cili u paraqit si dentist, dhe dy nga asistentët e tij, për kryerjen e...

Lajme të tjera

Web TV