Gazetarët sot në protestë, Rama nuk lëshon pe për “riedukimin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoqata të ndryshme të gazetarëve kanë thirrur sot një protestë si kundërpërgjigje ndaj sjelljes së kryeministrit në konferenca shtypi që sipas tyre pengojnë lirinë e medias.

Reagon Rama: Asnjë gazetar nuk është cënuar, nuk jeni të mirëseardhur nëse shkilni etikën.

Sot gazetarët do të dalin të protestojnë kundër kryeministri Edi Rama. Me një slogan “Riedukim sot baraz me internim dje” gazetarët kanë bërë ftesë për të gjithë kolegët, por jo vetëm që të marrin pjesë kundër vendimeve të Ramës kundër gazetarëve. Protesta, e cila do të zhvillohet në orën 19:00 të datës 4 korrik, është thirrur përmes rrjeteve sociale nga gazetarët dhe reporterët, të cilvt ftojnë çdo qytetar që ti bashkohet për të mbrojtur lirinë e mediave. “Më shumë e rrezikshme sesa censura është autocensura që po prodhojnë veprimet e Kryeministrit për të riedukuar gazetarët, për shkak se ata bëjnë pyetje të vështira, të sikletshme dhe të padrejta. Kjo censurë, që më pas sjell autocensurën e gazetarit, bën që për tre muaj, gazetari të mos bëj asnjë pyetje drejt kreut të qeverisë. Ç’ndodh? Pas tre muajsh bllokadë, gazetari edhe nëse ka një pyetje të mirë, e të sikletshme për qeverinë se bën, me frikën e riedukimit – internimit të tij, për tre muaj të tjerë. Prandaj duhet të kundërshtojmë fort të gjithë bashkë, këtë metodë komunistë të Ramës, bërë ndaj medias. Ndryshe ky standard, mund të aplikohet nga ministra, drejtora, deputetë etj, në momentin që u bëhet një pyetje e vështirë. Për këtë arsye, ditën e hënë, 4 korrik, ora 19.00 protestojmë përpara Kryeministrisë, sepse riedukimi sot, është internimi dje…”, thuhet në thirrjet e bëra në rrjtete sociale. Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me debatin e zhvilluar mes kryeministrit Rama dhe gazetarit të A2 Klevin Muka. Sekretarja e Marëdhënieve me Publikun në PD, Jola Hysaj e krahasoi reagimin e Rames me atë të liderit koreano-verior Kim Jong Un që kërkon tu mbyllë gojën gazetarëve. “Të ngjashmit e këtij qëndrimi gjenden vetëm në Turqinë e Erdoganit, Rusinë e Putinit, Korenë e Veriut të Kim Yongut,”- thuhet në deklaratë. Për PD, Edi Rama kërkon të bëj monologë në deklaratat për shtyp dhe jo dialog dhe diskutim. Në lidhje me vendimin e Ramës për ta dërguar gazetarin në ‘riedukim’për tre muaj ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Açka ka shprehur solidaritet për gazetarët, ndërsa shton se fjala “Riedukim” që u përdor nga Rama për gazetarin, sipas saj është marrë borxh nga diktatura.

Lexo edhe :  Pyjet po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

Reagimi i Ramës

Kryeministri Edi Rama për ti dalë në mbrojtje ministres së tij Olta Xhaçka e mori përsipër përgjigjen ndaj gazetarit, ndërsa e dënoi gayetarin me tre muaj mos marrje pjesë në konferencë. Ndërsa dje, nisur edhe nga protesta që do të mbajnë gazetarët, Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish. Ai shprehet se asnjë gazetari dhe asnjë medieje nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë nga kjo qeveri ndërsa shton se disponimi ndaj pyetjeve dhe kërkersave të tyre ka qenë maksimal. “E përshëndes si shprehje lirie sulmin e disave, që në emër të lirisë së medias kërkojnë legjitimim për lirinë e shkeljes së normave etike deri brenda konferencave të mia për shtyp, sepse jashtë tyre tanimë kjo liri është e legjitimuar plotësisht! Por kërkesa s’mund të plotësohet”, tha Rama. Kreu i Qeverisë tha se asnjë gazetar nuk është cenuar nga qeveria edhe pse kërkesat për informacion kanë qenë maksimal, duke shtuar edhe shpifjet. “Por ja që asgjë s’ka ndryshuar nga ana tjetër, përkundrazi, megjithëse asnjë gazetari e asnjë medieje nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë nga kjo qeveri dhe megjithëse disponimi ndaj pyetjeve e kërkesave për informacion ka qenë maksimal, janë shtuar shpifjet e është ulur rankimi”, shkruan Rama. Megjithatë shefi i Qeverisë shton se nuk duhet të presin prej tij që të jenë të mirëseardhur ata që shkelin në mënyrë të përsëritur etikën. “Si përfundim: Shpifni, gënjeni, sajoni, shkruajeni e fliteni shqipen keq sa të doni, sepse askush nuk do t’ju thotë “plaç”, po mos prisni që dhe kur vini për të pyetur mua të ushtroni publikisht në mënyrë të përsëritur lirinë e shkeljes së etikës dhe përsëri të jeni të mirëseardhur”, përfundon kryeministri.

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV