Pretendon se ka takuar alienët, flet studiesja: Ata vendosin rregullin në Tokë!

Një studiuese e shkencave okulte, Pravera Xhafa, ka rrëfyer teoritë e saj përsa i përket botës ku jetojmë, si dhe kush ka pushtetin e botës. Po ashtu, Xhafa foli për ABC News edhe për praninë e jashtëtokësorëve.

“Jashtëtokësorët nuk janë ata që na nxjerrin nëpër filma, ata të këqinjtë me të cilët na kanë parapërgatitur që të kemi frikë.

Nga Hollywood, nga ato qenie që kanë qenë më përpara këtu, kanë pushtuar botën dhe e zotërojnë prej 200 vitesh prandaj bota është sot edhe në më shumë errësirë. Gjithçka që rrotullohet rreth nesh, është një lloj hipnoze në të cilën ne jemi gjatë gjithë kohës.

“Gradualisht do të vijnë me kohën. Parapërgatitja për sulmin alien holografik që nuk është real është ajo që i bëhet njerëzimit që të kenë frikë. Që të mos kontaktojnë kur të vijnë ata realët. Sepse nëse kontakton me një real, ti do të kuptosh se çfarë lloj burgu ke jetuar dhe se çfarë ke bërë gjatë gjithë kësaj kohe.

Njerëzit mendojnë se do të vijnë me anije kozmike dhe do të na sulmojnë, por ne jemi në burg… njerëzit nuk po binden më me luftën, pandeminë dhe këto gjëra. Do të shohim disqe apo sulme holografike, iluzione optike por dhe probleme të vërteta që njeriu t’i besoj.”

“Kanë takuar alienë, të gjithë krerët e shtetëve nuk janë rastësisht aty ku janë. Përzgjidhen nga dikush tjetër që ka kontakt, jo të gjithë kanë kontakt me ta. Ne kemi ndikim nga alienët por jo të udhëhequr. Jo, Edi Rama nuk është një alien”, u shpreh Xhafa.