“Të pi një kafe lali me babin”/ Publikohen për herë të parë mesazhet e Martinit me…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë publikuar për herë të parë në media mesazhet që Martin Çeço i ka dërguar Tina Pajollarit, vajzës që ai mendonte se ishte punonjësja e byrektores në Korçë për të cilën kishte shprehur pëlqimin e tij.

Sipas dokumentimeve ka qenë data 8 Janar 2022 kur Martini i shkruajti Tina Pajollarit me idenë se po i shkruante vajzës së byrektores të quajtur Bora, por që 26-vjeçari nuk e dinte këtë identitet.

“Mirëmëngjes Tina. Çfarë bën? Si je, mirë? Jam ai djali që ishte para dy ditësh. Çfarë të tha ai djali? Mua më hyre në sy. Por unë të isha vënë që qëkuri por thashë ka ndonjë. Po të ketë mundësi të pi një kafe lali me babin se mami më ka vdekur”, shkruhet në mesazhin që Martin Çeço i ka dërguar vajzës së byrektores, por që 26-vjeçarit ia kishin prezantuar me emrin Tina Pajollari.

Këtë mesazh ai e dërgoi një ditë pasi priste përgjigje nga shoku i tij Rezart Dokolli, sepse ky i kishte premtuar që djali i tij dajës së tij i cili është nga fshati Goskovë do pyeste në fshat për vajzën e byrektores.

Por enigma që mbetet është se kush i kishte dhënë Martinit emrin e Tina Pajollarit për vajzën që punon te byrektorja, e cila në fakt quhet Bora dhe janë dy vajza të ndryshme.

Ndërkohë që më herët është zbuluar për ekzistencën e dy vajzave, kur intervistoi Tina Pajollarin e cila tha se Martin Çeço i kishte dërguar mesazhe, por ajo nuk e njeh. Nga ana tjetër, 26-vjeçari që u gjet i vrarë kishte shprehur pëlqim për vajzën që punonte te byrektorja në Korçë, e cila në fakt është Bora dhe jo Tina.

Lexo edhe :  Kaos te PD, Andia Ulliri pretendon mandatin e Arjan Ndojës

Gjithashtu u intervistua edhe Bora, e cila tha se ishte pyetur nga policia për këtë pjesë, por më pas i kishin kërkuar ndjesë. Në fakt, Bora është vajza për të cilën Martini kishte shprehur pëlqim, por 26-vjeçarin i kishin thënë se quhej Tina Pajollari. Shoku i Martinit, Rezart Dokolli është personi i cili e dinte pëlqimin e Martinit për Borën, pasi vetë i ndjeri ia kishte shprehur shokut të tij. Të dy bashkë, Martini dhe Rezart Dokolli, kishin shkuar një ditë në fshatin Goskovë dhe i kishin kërkuar dorën e vajzës babait të Borës. Por ky i fundit nuk kishte pranuar.

Të fundit

Serbia: Do hetojmë akuzat nga Rusia se furnizuam Ukrainën me armë

Serbia dhe Rusia do ta kryejnë një hetim të përbashkët për atë se si municionet e prodhuara nga Serbia...

Frrok Çupi: Kush do të shpëtojë nga Edi Rama?!

Në klasën e madhe të mexhlisit ngrihen duart: ‘Unë, zyshe!… Unë!… Unë!’. Bëhen disa njerëz të kësaj klase që duan të shpëtojnë nga Edi...

U qëllua në lëvizje, plagoset me armë zjarri një 40-vjeçar në Durrës

Një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri në qytetin e Durrësit. Burimet bëjnë me dije se i plagosuri ka arritur të shkojë vetë deri...

EURO U-17 në Shqipëri, Portugalia dhe Franca në finale, eliminohen Italia dhe Belgjika

Portugali-Francë është finalja e madhe e Kampionatit Europian U-17, që do të luhet më 1 qershor, në “Arenën Kombëtare”. Portugalia mundi Italinë në gjysmëfinale pas...

Tiranë, alarm për bombë te parkimi i hotelit, policia rrethon zonën! Dyshohet për…

Një telefonatë anonime në sallën operative të policisë ka ngritur në alarm forcat e rendit pasditen e sotme në Tiranë. Bëhet fjalë për një...

Lajme të tjera

Web TV