Vrau dy turistët çekë/ Gjykata e lartë “vulos” dënimin ekstrem për Sokol Mjacajn

Gjykata e lartë ka vendosur sot të lërë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Sokol Mjacajn, i cili akuzohet për vrasjen e dy turistëve çekë.

Mësohet se Kolegji Penal vendosi të mos e pranonte rekursin e Mjacajt dhe për pasojë dënimin maksimal për të mbeti në fuqi.

Dy turistët çek, Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe u vranë mbrëmjen e 3 qershorit në Prekal të Dukagjinit. Mjacaj i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre dhe më pas u grabiti paratë dhe sendet me vlerë që ata kishin me vete.