Krimi i rëndë në Lushnje/ Djali me probleme mendore, i afërmi: Kishin gjithmonë debate

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Remas të Lushnjës, ku një 56-vjeçar ka mbytur të atin.

Pas një sherri mes të dyve, Andrea Stasa dhunoi dhe mbyti 85-vjeçarin Mitër Stasën, duke e lënë pajetë në shtëpi. Sipas informacioneve të para dyshohet se i biri vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa një i afërm i familjes ka deklaruar se ata kanë pasur gjithmonë debate me njëri-tjetrin.

“Kanë pasur debate, por unë nuk kam qenë prezent, djali jetonte këtu, nuk mund të jap informacion të saktë, unë e kisha xhaxhanë tim, ata bashkë jetonin”, tha ai për mediat.

Po ashtu, djali ka qenë person me precedent penal, pasi ai ka qenë i dënuar në Itali me 13 vite burg dhe para pak kohësh ishte kthyer në shtëpi.

Në banesë jetonte babai me dy djemtë, ndërsa edhe djali tjetër është me probleme të shëndetit mendor. Autori 58-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit

Murrizi i shtrin dorën Dash Sulës/ Hajde bëhemi bashkë, vetëm kështu i bëjmë mirë PD-së

Dy ish-deputetët e Partisë Demokratike, Myslim Murrizi dhe Dash Sula përgjatë orëve të fundit janë duke shkëmbyer replika të...

Tension te Barcelona! Ylli i skuadrës refuzon direktivat, bën me kokën e tij

Mund të zbutet tensioni i krijuar rreth çështjes së Marc-André Ter Stegen. Portieri i Barcelonës, i cili iu nënshtrua një operacioni në shpinë më...

Ju njohim me Kriselin, gjeniun e matematikës! Medalja e Nderit nuk i mjafton

Krisel Leka, 16 vjeçari nga Durrësi është kthyer nga Australia me një përvojë unike. Ai fitoi çmimin e Nderit në Olimpiadën Botërore të Matematikës. Megjithatë,...

Financial Times zbulon udhëtime sekrete të zyrtarëve iranianë në objektet bërthamore ruse

Gazeta Financial Times përmes një investigimi ka zbuluar rolin e Rusisë në zhvillimin e programit bërthamor të Iranit. Raporti madje përmend udhëtime sekrete të ekspertëve...

Dy demokratët japin sinjalin e bashkimit: Kështu i bëjmë mirë PD-së

Dy ish-deputetët e Partisë Demokratike, Myslim Murrizi dhe Dash Sula përgjatë orëve të fundit janë duke shkëmbyer replika të njëpasnjëshme virtuale për mënyrën sesi...

Lajme të tjera

Web TV