8 korrik 1935/ Lazër Mjeda, kleriku që raportoi krimet serbe në Vatikan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lazër Mjeda, lindur në Shkodër më 1869, klerik katolik dhe mbrojtës i çështjes kombëtare. Ai ishte vëllai i poetit Ndre Mjeda. Me 6 gusht të vitit 1891 u shugurua meshtar në kapelën e Seminarit Papnor të Shkodrës; shërbeu si famullitar në Plan, Pog e Mëgullë në Pult. Bortoi vjersha që këndohen ende sot nga fshtararët vendas. Me 20 janar të vitit 1901 u shugurua ipeshkëv i Sapës dhe qe ndër ma të rinjtë nga mosha. Si ipeshkëv ndërtoi shumë struktura kishtare si dhe krijoi e ndërtoi shkolla, si: në Dajç, ku mësoi për do kohë vëllai i tij Dom Ndre Mjeda, i cili administronte atë famulli kishtar; pastaj shkollën e Hajmelit të Iballës. Së bashku me të vëllain dom Ndreun krijoi Shoqninë Letrare “Agimi” e cila botoi tekstet shkollore të asaj kohe. Më 1909 u emërua Arqipeshkëve i Shkupit, ku hapi shumë shkolla nëpër fshatra dhe punoi për lulëzimin e fesë e të kulturës në atë krahinë; ngriti struktura kishtare e i pasuroi, si dhe zbukuroi Kishën Katedrale të Prizrenit të Zojës Ndihmëtare. Gushtin e 1920 për shkak të veprimtarisë patriotike, u burgos nga serbët bashkë me parinë e Pejës dhe të Prizrenit për shkak të veprimtarisë së çetës së Drenicës. Gjatë kohës së shërbimit në Shkup dhe Prizren, Lazer Mjeda ishte dëshmitar i krimeve serbe ndaj shqiptarëve dhe i dërgoi Vatikanit një raport të hollësishëm. Raporti i Lazër Mjedës do t’i shërbente publicistit vjenez Leo Freundlich për librin “Golgota e Shqipërisë” (1913). Ai themeloi Fletoren e Klerit Katolik dhe Fletoren e së dielës, botoi librin “Rruga e Shelbimit”. Lazër Mjeda u nda nga jeta mbasditen e 8 korrikut 1935 në Shkodër.

 

 

Të fundit

Shpërthim me tritol në Sarandë/ Hidhet në erë një automjet

Qyteti i Sarandës u trondit mbrëmjen e së hënës nga një shpërthim i fuqishëm me tritol. Policia thotë se...

1456 – Rrethimi i Beogradit: Kur Europa ndaloi Mehmetin II

Pas rënies së Kostandinopojës në 1453, Perandoria Osmane u shfaq si fuqia më kërcënuese për botën e krishterë në Lindjen dhe Juglindjen e Evropës....

I nxehti afrikan mbërthen vendin tonë, temperaturat vijojnë të rriten

Kjo e martë do të sjellë sërish rritje të temperaturave, kjo si pasojë e të nxehtit afrikan. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 13 gradë Celsius,...

Kurti: Presim zgjidhje të ngërçit politik deri në fundjavë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse me nje rezultat ne dore nga votuesit qe pas zgjedhjeve...

Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon disa emra

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilit...

Lajme të tjera

Web TV