Çadra dhe shezlongë që fluturojnë në ajër, ‘çmendet’ moti në Ksamil (Video)

Stuhi shiu dhe ere përfshinë territorin e vendit gjatë mëngjesit dhe paradites së sotme.

Bregdeti i Shqipërisë, nga jugu në veri u boshatis nga pushuesit. Furtuna ka hedhur në erë çadra e shezlonge duke shkaktuar situatë kaotike në disa plazhe.

Pamjet e mëposhtëme vijnë nga Ksamili. Në pamjet shihet momenti kur në bregdetin e jugut, era “fluturon” çadrat e shezlongët, duke i hedhur në det.

Disa pushues largohen me shpejtësi, ndërsa të tjerë tentojnë të kapin sendet e tyre që fluturojnë prej stuhisë. Pasdite situata është qetësuar.