Shtëpia përfshihet nga flakët, humb jetën foshnja 6-muajshe në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Tiranë. Një foshnje 6 muajsh ka humbur jetën si pasojë e flakëve që përfshinë shtëpinë.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesante në një banesë private në lagjen ‘Ali Demi’. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë bombola e gazit e cila ka marrë flakë. Burime bëjnë me dije se foshnja është nxjerrë nga shtëpia me shenja jete, por ka ndërruar jetë në spitalin pediatrik në Tiranë.

Foshnja ka qenë në shtëpi me gjyshen e tij, pasi e ëma nuk ndodhej aty. Mësohet se gjyshja, e identifikuar me inicialet J.L. ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Dy zjarrfikëse kanë mundur t’i shuajnë flakët që ranë në banesë gjatë natës, ndërsa gjatë operacionit për shpëtimin e foshnjës dhe gjyshes por edhe për shuarjen e zjarrit, dy zjarrfikës kanë rrezikuar asfiksinë.

Të fundit

Interi ‘bllokon’ Kristjan Asllanin? Çfarë po ndodh në Milano…

Kristjan Asllani do jetë pjesë e Torinos si i huazuar, të paktën për një sezon. Mesfushori do largohet nga...

10 turistë zhduken! Po eksploronin në zonën e vullkanit Baransky

Një grup turistik prej dhjetë personash ka humbur kontaktin në zonën e vullkanit Baransky, në ishullin Iturup të Kurilit të Madh, njoftoi kreu i...

Sulmi ndaj KFOR-it dhe policisë së Kosovës, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për përfshirje në sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës më 29 majin e...

Prapaskenat tek Dortmundi, babai i Bellingham konfrontohet me trajnerin Niko Kovac

Drama shpërtheu te Borussia Dortmund pas raportimeve se prindërit e Jobe Bellingham u përpoqën të konfrontojnë trajnerin Niko Kovac, pas zëvendësimit të mesfushorit gjatë...

Vështirësohet pleqërimi, thellohet hendeku mes pagave dhe pensioneve

Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve ka gjasa të dëmtojnë më shumë pensionistët, pasi diferenca ndërmjet pensionit mesatar...

Lajme të tjera

Web TV