Ese: “Kumti femëror dhe hiret”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi vëllimin poetik “Do t’i vesh hiret me dritë” të Nurie Badunit

 Nga Zhuljeta Grabocka

Prurjet poetike femrore, në tre dekadat e fundit janë dominuese në sasi, por të pa studiuara dhe atëhere, kur autoret kanë botuar dy a tre vëllime.

Rasti i Nurie Baduni është prurje poetike, brenda kumtit femëror, që me vëllimin e parë, guxon të përvijojë këndvështrimin e unit të vet poetik.

Poema e jetës së Jeronim De Radës “Një pasqyrë e jetës njerëzore” duket sikur e ka parathënë fatin e “Serafinave” të ardhshme poete. Kumtin e tyre të sakriligjuar në kohë të trazuara përmbysjesh e mbijetëse me një zë lirik që djeg shpirtin e në flakën e tij projekton veten e botën për rreth. Në prushin e tij, prej gjaku e mishi ngre tempullin e fjalës me vizion e durim Penelope, për të shkruar historinë e Itakës së dashurisë së tyre vetësakrifikuese.

Erdhi koha/

Vargu si çengel më thërret

…shprehet poetja në një poezi me titull “Koha” të vëllimit të saj  “Do t’i vesh hiret me dritë” nëntor 2021.

Faktori kohë, si dikur me dëshmimin e shkrimit shqip përmes “Formulës së pagëzimit”, apelon gjeneratat në misionin e shugullimit të fjalës psallmuese, për të krijuar biblën poetike të kombit. Vargu si çengel, na kujton konçizitetin, forcën përgjithësuese të verbit popullor, në të cilën figura e femrës shqiptare ka një vend të mikluar perlash të papërsëritshme. Aty, ajo është e paparagjykuar, e zhveshur nga mentaliteti maskilist, e brymësuar me idealin estetik të së bukurës dhe së mirës.

Por objekti i lirizmit të Nuries është sa i jashtëm, aq dhe i brendshëm, konstatues dhe sintetizues duke univerializuar mesazhin e në poezie bashkëkohore.

/zonjushë pranverë ishe/

/koha ecën Gjethe…/

/të tjera pranvera të gëlojnë si krua?/

Me këtë plazmim lëvizës “Green” sipas Kadares “makbethian”  që të kujton vargun popullor:  /Ç’u mbush mali plot me dushk, /thotë nëneja janë krushq, /

… koha ecën gjethe. Vajza – bija, grua – nusja, mëmëmadhja – nëna i kanë të gjitha ngjyrat e jetës, por pa anash kaluar ndjesinë e protestës së zërit më të brishtë në botë, zërit mëmësor.

Lexo edhe :  Biblioteka Kombëtare, ekspozitë kushtuar Koliqit në 50-vjetorin e ndarjes nga jeta

Një burrë ..më ofendoi…/fjala e tij si një plisi tharë/

Më mbeti në duar./

Ky plis i tharë / fjalë, e vë binomin burrë – grua në domodoshmërinë e mirëkuptimit të raporteve të barabarta, uni i saj lirik është i ndjeshëm në specifikat e problematikave të realitetit shqiptar, ndaj apolon me urdhërore:

/Hiqe trishtimin…vajzë vjeshtore/… e si për të na shkundur disi, e risjell dashurinë  e baladës motër – vëlla si në një ëndërr të patjetërsueshme:

Konstandini ringjallet/ erdhi nga ëndrra/ e drejt saj po shkon/

Ajo është e bindur në forcën morale të genit mesdhetar si bijë e Çamërisë.

Kthetrave të hapësirës u ngjenda/ në kërkim të shpirtit tim/

…dhe kjo hapësirë gjeografike e shpirtërore është lehtësisht e indentifikuar, si testi i ADN, që i tregon njeriut rrënjët miliarë

prej kësaj bote ku kemi ardhur prej dashurisë e prej saj do të ikim. Si prej mos gjëje, tokë e qiell, erë e diell e det, ku ditës i themi ditë, e shpirti është aq i thellë, sa të mbajë brenda të gjitha mrekullitë!

…/ mbi shpatullt e erës jam mbështetur/

/në det shikimi më ka ngrirë/

Ky pikë takim, që Nuria ka lënë me ne, e sjell botën e populluar poetikisht nën hijen e vargut nistar deradian që i parapriu mallit të përshkrimit të “hireve” arbërore ku:

/Bota kish ndëruar lisash/ uji i ri në det!/

…me epilogun e famshëm:

/Fryu era e maleve /rrëzoi hijen e lisit/

Nën këto tablo epike të hireve nuk është e lehtë të ekzistosh estetikisht edhe këtë poetja Baduni e di mirë:

Mos më kërko nëse nuk do të mundem

Kur të veshësh me delikatesë mirësitë

mes detesh do lundroj e nuk do stepem

Të freskoj buqetat me kaltërsitë.

Ndaj e ka të lehtë të trokasë në derën e vendlindjes, tek

/Konispoli me hiret femërore/ tek ai det, që mijëra sy kishte lotuar, nën morsën e egër të dramës historike, për të prekur profetikisht metaforën: “Terri quhet ag”

Agu i saj poetik sapo ka rënë, për Nurien Badunin që guxon t’i veshë hiret me dritë!

 

Të fundit

“T’kam si vëllaçko”/ Redoni bën komentin epik në video-n e dyshes, Egli dhe Gjesti

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Egli dhe Gjesti kanë pasur një bisedë të ndjerë, ku Gjesti ka ndarë sinqerisht ndjenjat...

Nusja fshin grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu/VIDEO bëhet virale në rrjet!

Një grua e cila vendosi të fshinte makeup-in 20 minuta përpara dasmës së saj, është bërë virale në rrjetet sociale. Lauren Avery trazoi rrjetin kur...

E ngatërruan me një hajdute makinash, policia vë në pranga 11-vjeçaren

Një vajzë 11-vjeçare në Nju Jork u përlot kur pa policinë duke e vënë në pranga, sepse ata menduan fillimisht se ajo ishte pjesë...

2025-a, viti i “rilindjes” së energjisë bërthamore?

Kërkesa mbarëbotërore për energji elektrike po rritet jashtëzakonisht shumë – qendrat e të dhënave për inteligjencën artificiale kanë p.sh. nevojë të jashtëzakonshme për energji....

Ankimimi për “arrestin e shtëpisë”, Gjykata Kushtetuese zhvillon sot seancën për Berishën

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot 17 janar 2025 ankimimin e kreut të PD-së, Sali Berishës për masën e sigurisë “arret shtëpie” të caktuar për privatizimin...

Lajme të tjera

Web TV