5 efektivë të policisë rrugore të pezulluar ka qenë bilanci i drejtorisë Rajonale të AMP në Tiranë.
Bëhet fjalë për Albi Meta 33 vjeç, Euklid Meci 31 vjeç, Ilirjan Kalemi 40 vjeç, Gerald Shabani 26 vjeç dhe Jurgen Muha 27 vjeç të gjithë me detyrë inspektorë.
Sipas hetimeve të kryera mësohet se, 5 efektivët kanë shpërdoruar detyrën duke ndëshkuar me gjoba padrejtësisht qytetarët. Policët, kanë falsifikuar të dhënat e radarëve në kundërshtim me ligjin duke sjellë si pasojë dëm të konsiderueshëm ekonomik.
Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë vazhdojnë hetimet për përfshirjen e punonjësve të tjerë dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.