Veliaj uron Kurban Bajramin me një foto nga falja e Namazit te Sheshi ‘Skënderbej’

Sot është një festë shumë e rëndësishme për besimtarët myslimanë, kremtimi i Kurban Bajramit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan: “Gëzuar Kurban Bajramin për gjithë besimtarët myslimanë! Uroj përzemërsisht mirësi, paqe e begati në familjet tuaja! Lutje të pranuara”.