Ngjela tregon “recetën” si mund “të shpëtohet” PD: Ashtu siç bëri Zogu…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha, që ka marrë drejtimin e Partisë Demokratike është një figurë politike e konsumuar dhe nuk mund ta sjellë partinë në pushtet, sipas avokatit Spartak Ngjela.

Vetë Berisha e di që në këtë mënyrë nuk mund ta ndihmojë partinë që ka themeluar vetë, shprehet Ngjela në “Top Story”.

“Meta dhe Berisha janë të konsumuar. Janë të konsumuar negativisht, jo se kanë pasur shumë pushtet.. Saliu nuk lufton për pushtet. E djathta po shkatërrohet”.

E vetmja mënyrë, thotë analisti, është thithja e intelektualëve që jetojnë dhe punojnë në Perëndim, ashtu siç ka bërë Ahmet Zogu pasi u shpall mbret.

“Po nëse e djathta gjen formën, me njerëzit e vet të iluminuar, me ata që i duhet një shteti. Janë vetëm në Perëndim mbi 400-500 shqiptarë që drejtojnë institucione të rëndësishme. Ahmet Zogu mori pushtetin, mori të gjithë ajkën e intelektit shqiptar që ishte në Perëndim, i mori me lekë dhe erdhën të gjithë. E djathta do rikonstruktim si ky që thash unë”.

Por Berisha, as Meta nuk mund t’i bëjë dot thirrje atyre, shprehet avokati.

“Pra, duam të shpëtojmë të djathën apo Saliun. Edhe Saliu e di që me këtë rrugë nuk vjen dot në pushtet.”

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV