Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Llakatund të Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë, ku dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë shpërthimi i bombolës së gazit.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:10, në fshatin Drithas, Llakatund, në banesën e shtetasit K. T, ka rënë zjarr dyshohet si pasojë e rrjedhjes së një bombule gazi, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.