Një aksident me vdekje është shënuar këtë pasdite në Tiranë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit, ku një automjet me drejtues shtetasin A. R. ka aksidentuar një 70-vjeçar, me inicialet F. Gj., i cili ka ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Tiranë/Informacione paraprake
Më datë 12.07.2022, në Komunën e Parisit, automjeti me drejtues shtetasin A. R. ka aksidentuar shtetasin F. Gj., rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë më pas, në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.