Mbytet në pishinë 3-vjeçari shqiptar, i shpëtoi vëmendjes së të atit që po punonte

Greqi – Një djalë 3-vjeçar me origjinë shqiptare është mbytur në një pishinë në fshatin Pazino në Kretë.

Fëmija ndodhej së bashku me të atin, i cili po punonte në shtëpinë që kishte pishinë, shkruajnë mediat greke. Për një moment, djali i ka shpëtuar vëmendjes së të atit dhe ka rënë në pishinë, nga ku u nxor pa ndjenja pas pak çastesh.

Ambulanca mbërriti në vendngjarje, e cila dërgoi vogëlushin në gjendje kome në spital. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit të shpëtimit dhe mjekëve të spitalit Chanias, i vogli ndërroi jetë.

Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e tragjedisë.