Vra*sja e Klodian Rashës/ Apeli lë në fuqi vendimin, ish-polici dënohet me 18 vite burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apeli ka lënë në fuqi vendimin për ish-policin Nevaldo Hajdaraj, i cili është dënuar me 18 vite burg për vrasjen e Klodian Rashës.

25-vjeçari Klodian Rasha, u qëllua teksa ai po kthehej në shtëpi mesnatën e 8 dhjetorit 2020, pas përfundimit të afatit të orës policore.

Ndërkohë, me gjykim të shkurtuar Hajdaraj dënohet me 12 vite burg. Kujtojmë se kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë.

Hajdaraj sipas Apelit e vrau me dashje 25-vjeçarin, teksa ky i fundit largohej me vrap duke mos iu bindur urdhrit të policisë për t’u ndalur pasi kishte dalë jashtë orës policore që ishte vendosur atëkohë për shkak të pandemisë.

 

 

Ish-polici pretendoi se qëlloi mbi Rashën për shkak se kishte dyshime se ai ishte i armatosur dhe ndjeu rrezik, por kjo rezultoi e pavërtetë, pasi i riu nuk kishte në duar asnjë send të paligjshëm. Vrasja e Klodian Rashës solli reagime të forta dhe protesta që çuan në largimin e ministrit të Brendshëm të kohës, Sandër Lleshaj.

Të fundit

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Grabitën vilën e Brad Pitt, arrestohen katër të miturit

Policia e Los Angelesit ka arrestuar katër persona të dyshuar për thyerjen dhe grabitjen e shtëpisë së aktorit të famshëm, Brad Pitt. Autoritetet dyshojnë...

Lajme të tjera

Web TV