7 korriku/ Berisha me “pishtarin” e protestës, Shqipëria dhe Sri Lanka janë njësoj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha mblodhi kryetarët e degëve të PD-së dhe u kërkoi që të jenë aktiv në takimet me qytetarët dhe të mbajnë gjallë frymën e protestës për rrëzimin e qeverisë Rama. Berisha e krahason Shqipërinë me Sri Lankën, ndërsa premton se qeveria do të përballen me vendosmërinë opozitare deri në largim.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur kryetarët e degëve të PD-së duke u kërkuar që të jenë aktiv në takime më qytetarë, me denocime dhe angazhim për tërheqjen e qytetarëve  përgjatë gjithë kohës, pavarësisht pushimeve verore. Berisha qartësisht që pas protestës së 7 korrikut të cilën e konsideroi si më të madhen që ka bërë çdo opozitë në vend po tenton të përçojë frymën e protestës për javët në vijim, ku parashikohet që në shtator të ketë sërish reagime me protesta masive. Ai i ka paralajmëruar protestat, deri në rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës. Duke folur në një takim me krerët e degëve në Tiranë, Berisha u shpreh se protestat do të jenë të shumëllojta dhe nuk do të ndalen. “Pse në Kosovë çmimet janë më të ulëta se te ne? Sepse Kosova ka atë që nuk e kemi ne, nuk i vjedh qytetarët si këtu. Nuk e bën askush në botë, përveç këtu, dhe që padiskutim ka interesat e tij. Duhet të flasim me komunitetin, sa të vijnë, 5, 3, 7, por të flasim me ta. A mund të vazhdojmë kështu? Protestat kur të fillojnë, nuk do të ndalen. Do të jenë forma të shumëllojta. Kjo qeveri do të ikë. Nuk mund ta mbrojë më SPAK këtë qeveri. Jo, jo, do të përballet me popullin. SPAK është bërë kapaku i të gjitha vjedhjeve. Ka 4-5 muaj që ka dalë çështja e inceneratorëve. Çdo ditë Erion Vleiaj, me bandën e tij merr 80 mijë dollarë në ditë nga thesari, nga taksapaguesit. Po nuk ndodh kjo. Nuk ka cinizëm më ekstrem të kësaj drejtësie ndaj qytetarëve tanë. Si mund t’ia japë paratë njerëzve në kërkim, Zotos, Gugalljes? Tallen me ne, por ne nuk do të lejojmë. Ne kemi detyrime ndaj qytetarëve dhe do t’i përmbushim ato. Këtu drejtësia përdoret për të vënë kapakë”, tha Berisha. Më tej, kryedemokrati iu drejtua krerëve të degëve, duke iu thënë se “Ne kemi zgjidhjen, por çdo zgjidhje e jona fillon me largimin e këtyre. Ndaj, kërkohet që, verë është kjo, nuk them që të mos merren pushime, sepse keni fëmijë e familje, por do të programoni shumë mirë vazhdimin e punës në mënyrë të pandërprerë. Të përgatitemi për t’i dhënë përgjigjen më të merituar”.

Lexo edhe :  Ervin Salianji feston sot ditëlindjen në qeli, ja sa vjeç mbush ish-deputeti i PD

Berisha krahason Shqipërinë me Sri Lankan

Duke iu referuar zhvillime edhe jashtë vendit dhe frymës së protestës që ka çuar në rrezimin e qeverive, Berisha u ndaj në Sri Lanka. Turma të mëdha protestuesish mësynë në institucione dhe banesat e zyrtarëve të lartë duke dëturuar presidentin dhe kryeministrin atje që të japin dorëheqjen. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri një krahasim të situatës në Shqipëri me atë në Sri Lanka, duke thënë se ngjajnë si dy pika uji. “Ju i keni ndjekur zhvillimet. Keni ndjekur zhvillimet në Sri Lanka. Ju e patë që populli atje përmbysi pushtetin e Presidentit. Mediat më serioze të botës kanë krahasuar Shqipërinë me Sri Lankën. Ju them juve që në shumë aspekte ngjasim si dy pika uji. Ajo që patë në Sri Lanka dhe kjo që po ndodh në Shqipëri, kanë të njëjtat shkaqe. Sri Lanka para dy vitesh kishte borxhin 91%, sot e ka 190%. Shqipëria para një viti e kishte borxhin 81%, sot e ka 107%. Pra, rritja e borxhit në Shqipëri është më e shpejtë se në Sri Lanka, për të përfunduar me 120-130% në fund të vitit. Në Sri Lanka paratë e vjedhura ishin futur me valixhe në pallatin presidencial, në Shqipëri ato vendoset në kuotat bankare të të vdekurve, pensionistëve, plus 189 milionë që përfundojnë në bankat ofshore”tha Berisha.

Berisha: Tani rruga është e përpjetë

Ish-kryeministri Sali Berisha po u kërkon drejtuesve të degëve të PD-së që të përdoprin çdo mundësi për të nxitur qytetarët në reagim kundër qeverisë. Sipas Berishës shumë qytetarë po presin nga opozita për ti përfaqësuar në situatën e rëndë që po kalon vendi, sidomos nga rritja e çmimeve. “Nëse opozita do kishte qenë në pozitën e vet, Rama do ishte në burg sot! I dënuar 50 vjet të mbledhura të gjitha bashkë. Kjo është e vërteta. Kemi humbur kohë, por u jemi mirënjohësve që besuan te opozita jonë, ne do u dalim zot. I imagjinoni ky bën gjithçka për të përbaltë emrin tonë. Ky do të na paraqesë ne si njerëz të drogës, krimit, dhe në këtë kohë në vend të mendojë si të çlirojë nga presioni i çmimeve qytetarët, mendon si të mbjellë vendin me drogë apo të legalizojë kanabisin. Pas atij suksesi të 7 korrikut, rruga për suksesin tjetër është e përpjetë, se kështu vjen… sa më lart synojmë të ngjitemi aq më përpjetë na bëhet rruga, por ne do e përshkojmë, ju keni vullnet të hekurt”-theksoi Berisha.

Të fundit

“A e nisët si diktator ditën e parë?”, gazetari e vë “me shpatulla pas muri” Trumpin

Një nga gazetarët ka vendosur me “shpatulla pas muri” Presidentin Donald Trump në ditën e tij të parë të...

Çfarë i tha djali i Trump në vesh ish-Presidentit Biden që ndryshoi mimikën e fytyrës?

Barron Trump pati një përballje  të shkurtër me ish-presidentin Joe Biden gjatë inaugurimit të babait të tij, dhe përdoruesit e rrjeteve sociale kanë qenë...

“Më treguan videot e vajzës”/ Vrasja në Dragoç, babai i autorit: Jemi ngujuar si fis

Prej 15 ditësh, familja Hasaj në Postribe të Shkodrës, është e ngujuar nga frika e gjakmarrjes. Ata nuk mund të ndalin nga banesa për shkak...

A jeni në listë? 3 kombinimet më të përshtatshme të shenjave të horoskopit

Jeni kuriozë të dini se cilat shenja të horoskopit krijojnë marrëdhëniet më harmonike dhe të suksesshme? Në astrologji, disa kombinime shenjash kanë një harmoni...

Trump e nis me shkarkime, pushon nga puna mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është në procesin e shkarkimit të mijëra punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, të cilët nuk janë në përputhje me...

Lajme të tjera

Web TV