Amnistia Fiskale/ Dhoma Amerikane e Tregtisë: Rreziqet janë më të mëdha se përfitimet

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka dalë kundër projektligjit për amnistinë fiskale.

Në një deklaratë, Dhoma thotë se projektligji nuk ofron garanci të mjaftueshme që individët e implikuar në veprimtari kriminale do të përjashtohen nga amnistia.

Në përfundim, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri vlerëson se rreziqet janë më të mëdha se përfitimet dhe rekomandon tërheqjen e tij.

DEKLARATE MBI AMNISTINE FISKALE / STATEMENT ABOUT FISCAL AMNESTY

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri shpreh shqetësimin e saj mbi projektligjin e amnistisë fiskale, që ka hyrë në fazën e konsultimit publik, në një moment sensitiv të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Vlerësimi jonë është se projektligji nuk ofron garanci të mjaftueshme që individët e implikuar në veprimtari kriminale do të përjashtohen nga amnistia. Nëse miratohet, legjislacioni do të minonte përpjekjet për të përmirësuar klimën e biznesit dhe investimeve, duke shpërblyer konkurrencën e pandershme. Ne gjithashtu vlerësojmë se pozita e Shqipërisë në programet ndërkombëtare të monitorimit mbi pastrimin e parave do të rrezikohej dhe si rrjedhojë reputacioni i vendit do të dobësohej.

Si konkluzion, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri shprehet se rreziqet e projektligjit të ri tejkalojnë ndjeshëm përfitimet e tij dhe rekomandon tërheqjen e kësaj nisme.

Qeveria socialiste ka propozuar amnistinë fiskale. Në këtë amnisti nuk mund të përfitojë asnjë politikan, funksionar shteti, gjyqtar, prokuror apo familjarë të tyre. Puna në të zezë e deklarohet si subjekti kryesor i amnistisë. Përfituesit synohet të jenë emigrantët që ndër vite kanë siguruar të ardhura nga punë të ndryshme të padeklaruar.

Ndërkohë, opozita ka kundërshtuar nismën e qeverisë, të cilën e konsideron si formë për të formalizuar paratë e krimit.