Masakra me 19 nxënës dhe 2 mësues të vdekur, kamerat e sigurisë nxjerrin zbuluar policët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pamje të publikuara së fundmi nga kamerat e sigurisë së shkollës së Uvalde tregonin sot se policia kishte pritur më shumë se një orë para se të ndërhynte ndaj vrasësit masiv që ishte duke mbushur me plumba klasat me fëmijë të pafajshëm.

Në pamje shihet 18-vjeçari Salvador Ramos, që përplas makinën e tij jashtë shkollës Robb Elementary mëngjesin e 24 majit, para se të futet në ndërtesë me automatikun e tij AR-15 dhe të qëllojë për vdekje 19 nxënës dhe dy mësues.

Një mësues dëgjohet ndërkohë që merr shërbimet e emergjencës, duke thënë: “Fëmijët po vapojnë, oh Zot, qëndroni ulur, qëndroni në klasat tuaja”.

Më pas shihet një djalë i vogël që shikon Ramos dhe largohet me vrap, në dukje i palënduar.

Pamjet e rënda u shpërndanë nga rrjeti Austin-American Statesman, dhe tregojnë vrasësin që qëllon ndaj klasave ndërsa fëmijët dhe mësuesit dëgjohen që ulërasin.

Policia mbërrin në vendngjarje vetëm tre minuta pas vrasësit, dhe oficerët e armatosur shihen që avancojnë ndaj sulmuesit dhe shtrihen përtokë.

‘The Statesman’ tha se ka publikuar një version të reduktuar të videos 77-minutëshe ku tregohet sesi u realizua ndërhyrja e forcave të rendit.

“Video tregon sesi oficerët e armatosur nuk arritën të kryenin ndërhyrjen e tyre për ndalimin e vrasësit për të shpëtuar më shumë fëmijë”, shkruante gazeta.

Të fundit

S’ka rinumërim për Shkodrën! Si u tjetërsuan votat brenda PD

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar një tjetër kërkesë të bërë nga koalicioni opozitar PD-ASHM. Sipas KAS nuk...

Publikimi i videos ku humbi jetën i mituri, Prokuroria regjistron procedim penal

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë regjistroi procedim penal për veprën penale ‘Zbulimi i akteve ose të dhënave...

Amir Rrahmani drejt lëvizjes së bujshme! E kërkon klubi i madh anglez

Amir Rrahmani është një nga lojtarët më të mirë të Napolit. Paraqitjet e mbrojtësit nuk kanë mbetur pa u vënë re, teksa sipas mediave,...

Spiropali merr pjesë në samitin në Odesa: Shqipëria qëndron përkrah Ukrainës

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mbajti sot një fjalë në Samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa. Përpara fillimit të Samitit, pjesëmarrësit vendosën buqeta me lule...

Tronditet bota e spotit, piloti italian vdes në një aksident tragjik

Një aksident fatal ka tronditur botën e garave automobilistike vetëm pak ditë para nisjes së Rally Polonia. Piloti italian Matteo Doretto, kampion në vitin 2024...

Lajme të tjera

Web TV