Avionët grekë nisin shuarjen e flakëve në malin e Çikës

Ditën e sotme në vendin tonë erdhën 2 avionë nga Greqia për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në malin e Çikës.

Vatrat e zjarrit në këtë mal vijojnë prej të paktën 4 ditësh, ndërsa për shkak të terrenit të thyer malor, zjarrfikësit e kanë shumë të vështirë të ndërhyjnë.

Zjarri i rënë deri më tani ka djegur rreth 70 hektarë ndërsa vijon të djeg sipërfaqe me pyje.