PSG dëshiron të mbajë Messin, oferta e rinovimit është gati deri në vitin 2024

Pas rinovimit të Kylian Mbappé, i cili mbërriti kur lojtari dukej i destinuar të transferohej te Real Madridi i Carlo Ancelottit, Paris Saint-Germain do të përshpejtonte për të bindur Leo Messin të qëndronte në Paris. Ky është raportimi ekskluziv i gazetës spanjolle ‘Marca’, e cila shpjegon se si palët në Paris synojnë t’ia zgjasin kontratën yllit argjentinas edhe për një vit, pra deri në qershor të 2024-ës. Sipas ‘Marca’ edhe klubi parizien, i cili ditët e fundit ka zëvendësuar trajnerin Mauricio Pochettino me Christophe Galtier, ende nuk ka formuluar një ofertë zyrtare për lojtarin. Pavarësisht kësaj, disa burime shumë pranë klubit kampion francez thonë se Messi është gati dhe i motivuar për tu përballuar me të gjitha sfidat që do të dalin, nga Liga e Kampionëve në Kupën e Botës. Ndërkohë, pasi kaloi pushimet në Ibiza me familjen e tij, duke festuar gjithashtu ditëlindjen nën shoqërinë e miqve të tij, Luis Suarez dhe Cesc Fàbregas , dhe shokët e tjerë të kombëtares, Leo rifilloi stërvitjen në qendrën sportive të ekipit tashmë më 5 korrik, gati një javë më herët.