‘Po mbështet luftën në Ukrainë’, reagime të ashpra ndaj modeles ruse Irina Shayk (Foto)

Ka pasur shumë reagime ndaj modeles ruse Irina Shayk, ku fansat po kërkojnë një përgjigje nga ajo, pasi u akuzua për përdorimin e ‘nënkuptuar’ të simbolit anti-ukrainas “Z” në një postim në Instagram.

Një publikim i modeles në “Story” po diskutohet gjerësisht në internet pasi ajo postoi një foto ushqimi me mbishkrimin “Russianzz”, dhe shumë po e shohin atë si mbështetje e agresionit rus në Ukrainë.

Gazetarja ukrainase Maria Romanenko u bëri thirrje sponsorëve që të rishqyrtojnë punën me të për këtë postim. Shayk u akuzua si ‘mbështetëse e shtetit terrorist Rusia’ dhe gjenocidit të ukrainasve.

Ajo postoi në Twitter: “Irina Shayk – modelja me famë botërore nga Rusia e cila kohët e fundit ka punuar për @Beyonce, Jean Paul Gaultier, @Burberry dhe të tjerë – postoi një mesazh të çuditshëm, të fshehtë në Instagram me fjalën “Russianzz””.

“Unë me të vërtetë shpresoj që këto marka të rishqyrtojnë punën me të kur Rusia përdor Z për të vrarë ukrainasit. Duhet të jeni të ndaluar në botën e qytetëruar, ndërkohë që ju mbështesni terrorizmin rus kundër popullit ukrainas!”, tha një kritik.

Një tjetër koment thoshte: “Shpresojmë që një ditë të ndidhesh njësoj si njerëzit nga Ukraina që humbën fëmijët e tyre”.