Shpërthen Eni Çobani pas shqyrtimit në Komisionin e Disiplinës: Turp për kolegët që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokatja e njohur Eni Çobani ka reaguar ashpër dje për marrjen në shqyrtim nga Komisionit të Disiplinës në Dhomën e Avokatisë lidhur me pretendimin se ka thyer e bojkotin e avokatëve për Hartën e re Gjyqësore.

E ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku, në RTSH24, Çobani tha se është e turpshme që i është bërë një insinuatë e tillë kur ajo ka 1 muaj e gjysmë që nuk merr pjesë në gjyqe.

“Ata që e kanë marrë dhe do e marrin përsipër këtë gjë ndaj meje do përballen me ligjin. Unë po përgatis padi dhe një dokumentacionin përkatës për këta persona por edhe për portalet që kanë publikuar këtë lajm”, tha Çobani shumë e irrituar.

Për Çobanin qarkulloi një lajm në disa portale sipas të cilit ajo ka marrë pjesë në një proces gjyqësor në gjykatën e Përmetit dhe për këtë rrezikon heqjen e lishencës. Por Çobani tha se nuk është thirrur nga komisioni i Disiplinës dhe nuk ka asnjë dijeni për një proces të tillë.

“Ndjehem e indinjuar për këtë situatë dhe këtë rrethanë. Për më tepër si ka mundësi që nuk doli një avokat dhe të thotë të vërtetën dhe të flasë në mbrojtje të vërtetës ndaj meje. Kjo është e turpshme. Unë mendoj se besimi kryesor është ai ndaj njerëzve që vuajnë çdo ditë” shtoi ajo.

Avokatja Çobani bëri edhe një akuzë të fortë lidhur me të personalisht kur tha se ka disa muaj që ndaj saj ka sulme të paprecendeta deri në publikime lajmesh se Eni Çobani ka ndërruar jetë.

“Unë e quaj këtë të organizuar për të më dëmtuar mua dhe shumë shpejt do përgatis padi për këtë që më ka ndodhur. Unë kushtetutë kam ligjin dhe si i tillë ai është i shenjtë për mua”, tha Çobani.

Lexo edhe :  Delfinët shfaqen në plazhin e Darzezës, surprizojnë pushuesit

 

Të fundit

Radhë automjetesh në Qafë Thanë, dy doganat shqiptare dhe maqedonase shtojnë sportelet

Kjo e shtunë ka shënuar fluks të shtuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Numri i lartë...

Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

Beogradi zyrtar prej vitesh mban lidhje me regjimet në Rusi, Kinë, Bjellorusi, Venezuelë dhe Iran, duke e nxitur Bashkimin Evropian (BE) ta kritikojë atë,...

Açka: Ku janë ish-ministrat, ish-drejtorët dhe të privilegjuarit e pushtetit të PD?

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka reaguar me një shkrim të titulluar “Prania e padukshme”, ku shprehet se opozita shqiptare po përballet me një...

Temperatura përvëluese/ Vendi shënon rekord vdekjesh nga i nxehti ekstrem

Muajt e korrikut dhe gushtit në Portugali u karakterizuan nga paralajmërime të shumta për temperatura të larta që përkuan me një rritje domethënëse të...

1973 – Kriza e pengjeve në Stokholm dhe lindja e Sindromës së Stokholmit

Më 23 gusht 1973, një ngjarje e pazakontë ndodhi në qytetin e Stokholmit, kryeqyteti i Suedisë, që më vonë do të bëhej baza për...

Lajme të tjera

Web TV