Benzema do të humbasë “El Clasicon” e parë, ja arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rivaliteti mes Realit të Madridit dhe Barcelonës i ka kapërcyer kufijtë e Spanjës. Dy gjigantët e futbollit spanjoll do të përballen mes tyre në Las Vegas, më 24 korrik, në një miqësore luksi në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Por trajneri Ançeloti ka paralajmëruar se kur Reali dhe Barça janë përballë tyre, as që bëhet fjalë për miqësore.

Por në Klasiken që pritet të luhet në SHBA, Reali do të ketë një mungesë të rëndësishme. Bëhet fjalë për ikonën e klubit në sezonin e kaluar dhe kapitenin e ri: Karim Benzema. Mediat spanjolle nënvizojnë se ai nuk do të mbërrijë në formën e duhur fizike përpara takimit te 24 korrikut.

Gjithçka ka ardhur nga vendimi i trajnerit Carlo Ançeloti, i cili i ka dhënë dhe pesë ditë më shumë pushime sulmuesit francez pas një sezoni rraskapitës, ku ai shënoi 44 gola në 46 takime në të gjithë kompeticionet me Realin. Sipas gazetës spanjolle “AS”, Benzema pritet të jetë në fushë për disa minuta në miqësoren e dytë në SHBA, atë të 31 korrikut kundër Juventusit.

Të fundit

12 ide se çfarë duhet të bëni për Shën Valentin

A ka rutina e përditshme një tërheqje për intimitet?  Këtu janë 12 ide për ta bërë mbrëmjen e Shën Valentinit...

Nënpresidenti Vance paralajmëron Evropën për lirinë e shprehjes dhe imigrimin

Nënpresidenti amerikan, JD Vance e ka shfrytëzuar fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë në Munih, më 14 shkurt, për të paralajmëruar që liria...

“Dështim i pajustifikuar”, shtohen kritikat ndaj KQZ për vonesat në numërimin e votave

Vonimi i pajustifikueshëm i procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendra Komunale, është vlerësuar si një dështim i drejtpërdrejt i...

Hetimet për vetëvrasjen e 17-vjeçares në Gjirokastër, Prokuroria mbledh dëshmi

Ngjarja tragjike e vetëvrasjes së një 17-vjeçareje në Gjirokastër ka nxitur një sërë hetimesh nga Prokuroria e qytetit. Deri më tani, një numër i...

U bë nënë për herë të dytë!Fatma Haxhialiu zbulon emrin e të birit dhe kuptimin e veçantë

Moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu, e cila u bë nënë për herë të dytë disa ditë më parë, zbuloi sot emrin e veçantë që...

Lajme të tjera

Web TV