Kishin mbetur në det të hapur me një pedalon, policia shpëton tre 15-vjeçarët në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre 15-vjeçarë janë shpëtuar nga policia në Durrës, pasi kishin mbetur në det të hapur me një pedalon.

Ata ishin futur me mjetin në fjalë në det, por nuk po mundeshin të ktheheshin dot në breg, pasi iu ishte bllokuar timoni. Të miturit janë nxjerrë në breg nga policia dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare e Durrësit u erdhi në ndihmë 3 pushuesve që kishin mbetur në det të hapur, me një pedalon.

Rreth orës 17:05, është marrë njoftim se në det të hapur, në vendin e quajtur “Adriatik 1”, Durrës, kishin mbetur 3 shtetas që ishin futur në det me një pedalon, me të cilin nuk po ktheheshin dot në breg.

Menjëherë në ndihmë të tyre, janë nisur shërbimet, me mjetin lundrues të Policisë Kufitare Durrës, të cilët kanë konstatuar se larg bregut, në det të hapur, ishte një mjet lundrues pedalon, me 3 shtetas në të, që ishte bllokuar në det dhe nuk lëvizte pasi iu kishte bllokuar timoni.

Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës kanë marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare, 3 pushuesit, të moshës 15 vjeç, të tre banues në Tiranë, të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare e Durrësit këshillon të gjithë pushuesit që t’i përdorin mjetet lundruese sipas rregullave të përdorimit të tyre, për të mos rrezikuar jetën.

Të fundit

I nxehti përvëlues përfshin Evropën, në Francë po ndodhin gjëra si kurrë më parë

Një numër rekord alarmesh për nxehtësi janë në fuqi në të gjithë Francën, ndërsa vendi dhe pjesë të tjera...

Marrja e një kredie për shtëpi do të bëhet më e vështirë nga 1 korriku

Nga data 1 korrik hyjnë në fuqi rregullat e reja të Bankës së Shqipërisë, të cilat kufizojnë kreditë për pasuri të paluajtshme. Nga e marta...

Gati 1 milion pasagjerë në qershor, shtohen fluturimet nga Rinasi

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka shënuar një tjetër muaj rritjeje të ndjeshme, duke pritur 999.688 pasagjerë dhe realizuar 6170 fluturime gjatë muajit qershor...

Zbulohet data, kur hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve me Italinë

Duke nisur nga nesër (1 korrik 2025) hyn në zbatim të plotë marrëveshja dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore, e...

Lamine Yamal ka dy kushte për Barcelonën, Lewandowski do të zhgënjehet

Lamine Yamal po shijon pushimet, por ka menduar që tani për sezonin e ardhshëm. Mediat spanjolle zbulojnë disa nga kërkesat e tij që i...

Lajme të tjera

Web TV