Tronditëse në Selenicë/ Rrëfehet 17-vjeçarja invalide: Me thikën në fyt më p*rdhunoi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrëfimi i kryefamiljarit të familjes prej 8 anëtarë që u bënë pre e një grabitje të dhunshme nga ana e 38-vjeçarit Vitrin Çobaj ishte tronditës.

Por edhe më shokuese është dëshmia e vajzës së madhe të familjes nga fshati Brataj i Selenicës.

Ajo ka zbuluar se është kapur prej mënge nga bluza që ende e mbante veshur gjatë rrëfimit, për t’u përdhunuar më pas nga 38-vjeçari në stallën e bagëtive të familjes së saj.

17-vjeçarja, është invalide e kategorisë dy pasi ka probleme me shikimin dhe ka treguar se gjatë gjithë kohës Çobaj e ka kërcënuar duke ia vendosur thikën në fyt.

“Unë kam qenë brenda kur ai person ka ardhur në shtëpinë time. Unë jam trembur jashtë mase dhe jam ende e tronditur. U mundova të shpëtoja të gjithë familjen nga kjo situatë. Kam edhe vështirësi se nuk shoh mirë se jam edhe grupi i dytë e verbër. Çfarë ndodhi më pas? Ai siç e tregoi dhe babai im historinë, ai më mori forcërisht mua edhe më çoi në një kasolle bagëtish dhe atje filloi ajo çështja, ajo gjë atje. Unë i kërkoj të dënohet edhe të mos lëshohet më nga burgu. Njëherë e përgjithmonë. Të rrijë i dënuar përjetë. Ia tregova të gjitha policisë ato që kanë ndodhur. Ai më ka kërcënuar me atë që bëri se mua ma vuri thikën në grykë”, ka rrëfyer mes lotëve viktima e përdhunimit./ Balkanweb

Të fundit

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit e pranon: Fëmijët në kopësht u helmuan

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit ka reaguar pas lajmit se disa fëmijë të një kopështi shtetëror në Gramsh janë...

KQZ miraton rezultatin final të zgjedhjeve, PD ankimon për Kukësin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në 12 qarqet e vendit, duke i hapur rrugë fazës së...

Kapet në Firence çifti shqiptar me 23 kg kokainë të pastër

Një operacion i policisë italiane në Firence ka çuar në arrestimin e një çifti shqiptar, të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Dy të rinjtë,...

Taylor Swift e lumtur që miqësia me Lively ka mbaruar!

Taylor Swift thuhet se ka hequr dorë nga miqësia e saj dhjetëvjeçare me Blake Lively pasi u përfshi pa dëshirë në dramën ligjore të...

Lamtumira e një legjende, Luka Modric përcillet mes duartrokitjeve nga Bernabeu

Real Madrid e ka mbyllur me fitore këtë edicion në La Liga, duke mundur në “Santiago Bernabeu” Real Sociedadin me shifrat 2-0, ku protagonist...

Lajme të tjera

Web TV