Ilir Beqaj del pas 8 orësh nga SPAK: Nuk i druhem përgjegjësisë penale

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka qëndruar për 8 orë e 20 minuta brenda ambienteve të SPAK ku i është përgjigjur pyetjeve të BKH dhe 2 prokurorëve për tenderin e sterilizimit.

Në fjalën e tij para mediave u shpreh: “Jam thirrur në cilësinë e çështjes që jam thirrur dhe kam dhënë përgjigjet e mia para 2 prokurorëve dhe BKH. Nuk i druhem përgjegjësisë penale.”

Beqaj dha një përgjigje edhe për çantën e zezë duke thënë se kishte materiale pune.