Një hetim i madh ka nisur në Itali kundër një grupi kriminal, me shqiptarë dhe italianë, për tentativë vrasje. Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët, italianët dhe marokenët nën hetim ishin përfshirë në ngjarje kriminale, si prita, gjoba, dënime dhe borxhe për tu paguar.
Shpërndarjen e drogës shqiptarët dhe italianët e bënin në zona të pyllëzuara.
Shqiptari dhe italianët kishin ngritur një kurth për tregtarin e kokainës nga Maroku. Pasi kishin simuluar interesin e tyre për të blerë drogë, grupi kishin lënë takim. Por në këtë moment në zonën e pyllëzuar ata kanë rrahur brutalisht marokenin.