Vetëv*ret në qeli një i dënuar në burgun e Durrësit (Emri)

Një i dënuar është vetëvarur brenda qelisë së burgut. Ngjarja ka ndodhur në burgun e Durrësit. I dënuari Roland Hasani, 44-vjeç ka mbërritur i vdekur në spital.

44-vjeçari ishte i dënuar me 14 vjet për vrasje. Shkak për humbjen e jetës ka qenë vetëvrasja (vetëvarje), ai vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor.

Strukturat e posaçme janë duke kryer hetimet e nevojshme për të mësuar më hollësisht se si ndodhi ngjarja.