Çelja e negociatave për Shqipërinë, Biden: Mbështesim aspiratën për një Evropë të plotë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan Joe Biden ka përshëndetur nisjen e bisedimeve të anëtarësimit mes BE-së, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Biden shprehet se në një moment kur Rusia ka shkatërruar paqen në Evropë, është më e rëndësishme se kurrë të mbështesim aspiratën për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe.

Ai thekson se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm ndërsa ato vende punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të forcuar reformat demokratike dhe për të mbështetur sundimin e ligjit

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin hapat e rëndësishëm që Bashkimi Evropian po ndërmerr për të çuar përpara integrimin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin euroatlantik duke hapur bisedimet e pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një moment kur Rusia ka shkatërruar paqen në Evropë, është më e rëndësishme se kurrë të mbështesim aspiratën për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe. Një Ballkan Perëndimor demokratik, i sigurt dhe i begatë mbetet thelbësor për këtë vizion. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm ndërsa ato vende punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të forcuar reformat demokratike dhe për të mbështetur sundimin e ligjit. Hapat që BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë ditët e fundit duhet të frymëzojnë të gjithë aspirantat e BE-së në rajon për të rritur angazhimin e tyre për forcimin e demokracive të tyre”, deklaron Presidenti Biden në mesazhin e publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

Të fundit

Kur qielli ndikon në mendje: Si ndryshimet e motit prekin humorin dhe shëndetin tonë

Ndikimi i motit në humor dhe mirëqenie nuk është mit, është real dhe i dokumentuar mirë nga shkenca A e...

Pse u thirr në gjyq çifti Clinton? Zbulohet “strofulla e orgjive”

Jeffrey Epstein mori letra urimi nga disa prej miqve të tij më të afërt me rastin e ditëlindjes së tij të 63-të, në janar...

Jo ekzotik, jo i shtrenjtë: Ky është fruti më i shëndetshëm në botë, sipas shkencës

Me shumë gjasë e keni në kuzhinë Studiuesit nga Universiteti William Paterson në New Jersey kanë analizuar 41 lloje të ndryshme frutash, duke i renditur...

E bujshme! Zidane rikthehet në stol, destinacioni i tij…

Spekulimet për rikthimin e Zinedine Zidane në stolin e trajnerit po intensifikohen gjithnjë e më shumë. Edhe pse emri i tij nuk u përmend...

Kopshti zoologjik kërkon të dhuroni kafshët shtëpiake si ushqim për grabitqarët

Një kopsht zoologjik në Danimarkë ka vendosur të bëjë thirrje publike për një “donacion ndryshe”. Ai po kërkon kafshë shtëpiake “të padëshiruara, por të shëndetshme”...

Lajme të tjera

Web TV