Vjosa Osmani: Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut! U bëjmë thirrje shteteve…

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave në BE. Ajo u ka bërë thirrje shteteve anëtare të zbatojnë urgjentisht vendimin e vonuar për lirimin e vizave.

‘Urime Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut për një hap më afër BE-së. Në këtë kohë vendimtare, përshpejtimi i procesit të zgjerimit për vendet demokratike të Ballkanit Perëndimor është një domosdoshmëri! Ne u bëjmë thirrje shteteve anëtare që urgjentisht të zbatojnë vendimin e vonuar për lirimin e vizave. për qytetarët tanë.’- shkroi ajo.