A po kthehet Mali i Zi nën ombrellën pansllaviste?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opinion nga Mentor Tahiri

Pavarësimi i Malit të Zi në vitin 2005, për Serbinë dhe për interesat më të gjera pansllaviste në Ballkan është një nga humbjet strategjike më të mëdha përgjatë historisë politike moderne.

Mali i zi i pavarur është istikami që i pamundëson Projektit Pansllavist dalje në Adriatik.

Që nga krijimi i realitetit të quajtur Shteti i pavarur i Malit të Zi, qarqe politike nga Beogradi dhe Moska kanë qenë në hulumtimin e pistave të mundshme të relativizimit të pavarësisë së Malit të Zi.

Ky relativizim i pavarësisë malaziase zhvillohet kryesisht në dy drejtime të drejtpërdrejta e që synon edhe fazën e parë të rikthimit të Malit të Zi nën ombrellën pansllaviste. Pista e parë po bëhet me anë të instrumentalizimit përmes Kishës Ortodokse Serbe, me anë të së cilës njëkohësisht po goditet fuqishëm identiteti etnik malazias si dhe përpjekjet për një autoqefali të konsoliduar të Kishës Ortodokse në Mal të Zi si dhe po territorializohet çështja kishtare.
Pista e dytë e këtij projekti pansllavist që synon përmbysjen e Malit të Zi është me anë të ingjinieringut elektoral, e që vije pashmangshëm në rast se i jepet statusi i shtetasve një komuniteti të madh proserb jashtë Malit të Zi. Kjo do të zhbënte balancat elektorale edhe ashtu të brishta dhe do të krijonte një trup elektoral me predispozita të gatshme për të votuar çdo herë një opsion proserb, me ç’rast do të humbte kuptimi i pavarësisë së Malit të Zi.

Këto dy pista pansllaviste zhvillohen në kuadër të projektit i cili e synon një Mal të Zi si shtet të dytë serb. Çdo kompromis ndaj këtij projekti i cilësdo qeveri të Mali të Zi dhe pavarësisht se kush është kryeministër, i ndihmon politikave proserbe dhe atyre pansllaviste që të rikuperojnë humbjen e madhe strategjike të vitit 2005.
Është naivitet i madh që në shërbim të politikave ditore të mos mendohet për pasojat e mëdha strategjike në të ardhmen. Shpresoj që kryeministri Abazoviq do të tregoj pjekurinë e duhur duke i rikonsideruar vendimet e deritanishme që relativizojnë pavarësinë e Malit të Zi. Është një momentum shumë i ndjeshëm politik, ndoshta edhe i orëve të fundit që kryeministri Abazoviq të distancohet nga politikat që në thelb e shndërrojnë Malin e Zi në shtetin e dytë serb. Çdo vazhdim naiv i implementimit të politikave të gabueshme në Mal të Zi jo vetëm që rrezikon Malin e Zi në kufijtë e tanishëm, ngase pashmangshëm do të ketë kërkesa për tu larguar nga një Mal i Zi i tillë por rrjedhimisht me këtë do të ketë destabilizim të madh në rajon. E gjitha kjo bie në kundërshtim të ashpër me përpjekjet diplomatike amerikane dhe evropiane për të hequr çështjet etnike dhe politikat identitare nga rendi i ditës.

Lexo edhe :  Shkrepset e idjotëve që do t’i vënë flakën botës

Të rikujtojmë se vetëm disa muaj me parë i dërguari special, Gabriel Escobar kishte paralajmëruar sanksionimin e politikanëve që promovojnë politika identitare. Tanimë një sanksionim i tillë ka ndodhur ndaj përfaqësuesit serb në Presidencën e Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, gjë që ka ndikuar edhe në zvogëlimin e retorikave nacionaliste nga ana e tij. Kryeministri Abazoviq nuk duhet ta gjejë vetën në mesin e politikanëve të rangut të Dodik, jo thjesht për shkakun e karrierës së tij politike, por mbi të gjitha për shkak të së ardhmes së një Mali të Zi të pavarur, demokratik dhe shtet qytetar.

Të fundit

Shkrepset e idjotëve që do t’i vënë flakën botës

Leonard Veizi Botën nuk do ta shkatërrojnë as meteorët, as cunamet, as ndonjë supervirus i krijuar në laboratorin e rradhës...

4 shtator 1972: Tre hajdutë vjedhin 18 piktura nga Muzeu i Montrealit

Në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit 1972, tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar hynë në Montreal Museum of Fine Arts...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Lajme të tjera

Web TV