Nesër fillojnë ditët përvëluese në vend, temperaturat do të shkojnë në 42 gradë nën hije

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vala e të nxehtit afrikan po zhvendoset nga Europa drejt Shqipërisë dhe vendeve të rajonit. Në Britaninë e Madhe u shënuan rekord historik me temperature që arritën në 40 gradë celcius.

Meteorologët thonë se edhe vendi ynë do të përjetojë temperature përvëluese, por jo më të lartat në histori.

Duke filluar nga dita e enjte (nesër), vendi ynë do të futet më në qendër të valës. Parashikohen ditë të nxehta, të paktën nga sot deri në fundin e korrikut. Deri nga data 28, 29, mbetemi nën ndikimin e kësaj vale, që do të kulmojë në fundjavë. Termometri në disa zona do të shënojë 42 gradë celciues, lehtësisht mbi 42 gradë, ndërkohë që mbeten në vlera nga 35 deri në 39 gradë pothuajse gjithë Ultësira Perëndimore. Madje një pjesë e mirë e zonave malore në verilindje, Malësia e  Madhe, Kopliku, Hasi, Kukësi, Burreli, Bulqiza, mbeten në temperatura shumë të larta. Pak më freskët paraqitet vetëm zona juglindore, Korça, Pogradeci, Erseka ke temperaturat luhaten në 33-34-35 gradë. Këto vlera megjithëse janë shumë të larta, të paktën në Shqipëri nuk priten të thyhet rekordi historik prej 44.4 grade celcius në Kuçovë në vitin 1970.

Ka më pas një tërheqje të valës në fillim të gushtit, por padiskutim do të kemi valë të nxehti, pasi jemi në mesin e verës.

Përsa i përket paramentit të erës, që po ndihmon flakët në zona të Lezhës e Vlorës, ajo  do të jetë e pranishme në orët e pasdites, dhe në momente të veçanta, për 2-3 orë do të arrijë shpejtësi 45 km në orë, gjë që do të vështirësojë ssituatën, pasi mund të zgjerojë hartën e zjarreve. Po ashtu edhe temperaturat nuk janë fare favorizuese, duke qenë se ende nuk kemi sinjal për reshje në territorin tonë.”- tha Lajda Porja

Të fundit

Spiuni i harruar britanik i cili u infiltrua në rrethin e ngushtë të Hitlerit

Familja von der Ropp mbart një lloj të veçantë të mitologjisë. Si banorë gjermanë të shteteve baltike, kjo familje...

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë X, Meta, Apple dhe TikTok, se Bashkimi...

U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe...

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Lajme të tjera

Web TV