Shqiptari me thikë luftarake terrorizon qytetin francez, pas sherrit ndjek dy persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në qendër të qytetit Metz, në Francë, një komisar policie ka parë nga afër një përleshje mes tre personave, duke përfshirë një të armatosur me thikë luftarake.

Ngjarja që ndodhi në rrugën “des Clercs” në Metz të martën e 19 korrikut, rreth orës 20:00, ka për protagonist një shtetas shqiptar.

Sipas mediave franceze ngjarja ka ndodhur në të njëjtën rrugë ku një i ri u godit për vdekje me thikë mbrëmjen e 14 korrikut dhe pak ditë pasi një person i armatosur me thikë kërcënoi kalimtarët pranë stacionit.

Duke iu referuar një burimi policor, mediat e qytetit raportojnë se shqiptari ka pasur në dorë një thikë luftarake 20 cm të gjatë dhe ka kërcënuar dy personat të cilët janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.

 

 

Kur sapo kishte mbaruar pazarin jo shumë larg, shqiptari ka nxjerrë thikën dhe e ka ndjekur një prej personave me të cilët u përlesh nëpër rrugë përpara se të mbërrinte në vendngjarje patrulla e policisë dhe t’i arrestonte me ndihmën e të kërcënuarit të dytë, detajojnë forcat e rendit.

Oficerët e shpëtimit të policisë dhe skuadra kundër krimit morën më pas në paraburgim tre personat e përfshirë në përleshje dhe një hetim është duke u zhvilluar.

Të fundit

Xhazi shëlbues i Abdullah Ibrahimit

Nga Bujar Meholli Emri i Abdullah Ibrahimit lidhet me një gamë të gjerë kompozimesh xhaz që e bëjnë atë ndër...

Eleonora Giorgi, përqafimi i fundit, dashuri pa retorikë

Pink Floyd në funeral. Fëmijët: 'Të tërhequr nga forca e saj' Nga Marzia Apice Asnjë retorikë, vetëm dashuri e madhe në funeralin e Eleonora Giorgi më...

Rama: Nëse në Shqipëri do votonin vetëm gratë, PS do merrte 90 mandate!

Nëse në Shqipëri do të votonin vetëm gratë, kryeministri Rama thotë se PS do merrte 90 mandate. "Besoj shumë në radhë të parë tek cilësia...

Meta nga burgu uron gratë dhe vajzat për 8 Mars: Mirënjohjen për sakrificat e tyre

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përcjellë sot një mesazh nga burgu për të gjithë vajzat edhe gratë. Në postimin e tij...

8 Mars 2014/ Zhduket në mënyrë misterioze një avion me pasagjerë i “Malaysia Airlines”

Malaysia Airlines Flight 370, që mbante 227 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit në bord, humb kontaktin me autoritetet e trafikut ajror, më pak...

Lajme të tjera

Web TV