E-Albania u sulmua nga 4 llogari njëherësh/ Fillojnë hetimet nga prokuroria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej datës 18 korrik sektori i krimit kibernetik në Policinë e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës kanë nisur hetimet në lidhje me sulmin kibernetik ndaj platformës e-Albania, që çoi në bllokimin e të gjitha platformave online në vend.

Hetimet po kryen për 4 vepra penale: përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike, ndërhyrje në sistemet kompjuterik dhe keqpërdorim i sistemeve kompjuterike Në ndihmë të këtij hetimi kanë ardhur specialitë IT të huaj dhe shqiptarë që po riparojnë sistemin dhe gjetjet e tyre po ia dorëzojnë autoriteteve.

Deri tani janë evidentuar dy sulme të sinkronizuara që dyshohet se vinin nga 2 vende të ndryshme jashtë Shqipërisë. Me ndihmë të autoriteteve ndërkombëtare është vendosur sekuestro e 4 llogarive nga ku dyshohet se është sulmuar sistemi shqiptar në të njëjtën kohë.

Prej të mërkurës 1118 shërbime elektronike janë aktivizuar dhe janë funksionale. Ekspertet dhe hetuesit po kontrollojnë serverat për të verifikuar nëse sulmi kibernetik ka lënë pasoja në fshirje të dhënat apo tjetërsim të tyre.

Deri në këto moment nuk është konstatuar asnjë gjetje dhe verifikimi vijon. Në filtër të hetimeve janë edhe 107 shërbime elektronike të cilat vijojnë të jetë të mbyllura pasi rreziku konsiderohet ende potencial.

Sektori i Krimit kibernetik në Policinë e Shtetit po shkëmben informacion dhe me autoritetet partnere në Europë të cilat kanë pasur sulme të ngjashme në vendet e tyre.

Të fundit

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin....

“Me 1 mandat s’futem në parlament!” Lapaj ka dy arsye për të ndryshuar mendje

"Më dëgjo mua! Nëse ndodh që ne si koalicion marrim vetëm 1 mandat, unë, Adriatik Lapaj, nuk do të jem ai që do ta...

Shqiptarët, të dytët më të refuzuar në kufijtë e BE! Pas nesh renditen moldavët

Shqiptarët janë të dytët më të refuzuarit në kufijtë e Bashkimit Europian, pas ukrainasve (19 595). Në total në kufijtë tokësor, ajror dhe detar në...

Seanca e Troplinëve, mes të ndaluarve edhe Altin Morina, avokatët: Keni veç Sky…

Seanca për 14 persona e arrestuar me urdhër të SPAK si pjesë e grupit të Troplinëve në Durrës vijon prej më shumë se katër...

Sukses historik për Shqipërinë, Downtown One fiton çmimin e parë në konkursin global

Shqipëria ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare të ndërtimit, duke u renditur mes fituesve kryesorë në një nga konkurset më prestigjioze...

Lajme të tjera

Web TV