E kërkon policia për ta pyetur lidhur me atentatin, Dokle prej 2.6 vite në Shërbim Prove

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Endrit Dokle, njeriu që me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, kërkohet për tu pyetur lidhur me ngjarjen e rëndë të vrasjes së Brilant Martinaj, Besmir Hoxhës dhe Diklen Vatës, mësohet se ende nuk është gjendur dhe marë në pyetje nga policia kriminale.

Dokle është një emër mjaft i njohur i botës së krimit në Shqipëri, për shkak të lirimit me kusht, që i bëri gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha, duke krijuar një precedent të rrezikshëm të lirimit të personave të dënuar me burgim të përjetshëm.
Aktualisht dosja e tij, për lirimin me kusht është ankimuar nga prokuroria e Krujës dhe për momentin është një nga çështjet më të nxehta që ndodhet në listë pritje për tu gjykuar në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Mësohet se prej më shumë se 2 vite e 6 muaj, ankimi i bërë nga prokuroria e Krujës, qëndron i pa gjykuar në Apel, duke mos përdorur asnjë mundësi përshpejtimi të gjykimit të kësaj çështjeje.

Ankimi i prokurorisë sipas një shkrese që disponojmw është rregjistruar në sekretarinë e gjykatës së Apelit Tiranë, në datën 31 Janar të vitit 2020. Po në këtë ditë është hedhur shorti elektronik në këtë gjykatë dhe çështja penale që bën fjalë për “Lirimin me kusht” të Endrit Dokles, i ka rënë gjyqtarit Gentian Shala.
Ky i fundit nuk ka mundur të nxjerë një datë për gjykimin e ankimit të prokurorisë së Krujës.

Mirëpo për shkak të emërimit në Gjykatën e Apelit Tiranë, të dy gjyqtarëve të rinj, si dhe për shkak të numrit të lartë të dosjeve gjyqësore që presin të gjykohen, është vendosur një riorganizim i çështjeve.
Kështu me vendimin Nr.1, të datës 31 janar 2022 të Këshillit të Gjykatës së Apelit Tiranë “Për rindarjen me short të çështjeve penale”, dosja është rishortuar dhe për rrjedhojë është caktuar si gjyqtare relatore, Emona Muçi.
Aktualisht prej 6 muajsh kjo gjyqtare vijon ta ketë këtë çështje në listë pritje për ta gjykuar.

Lexo edhe :  Anija më e madhe në botë do të mbajë 60 mijë pasagjerë, ka formë breshke

Sipas gjykatës çështjet penale, ashtu edhe ato civile, gjykohen në përputhje me normat procedurale, që rregullojnë gjykimin në apelin e Tiranës. “…kjo do të thotë se edhe çështja, për të cilën flitet për ankimin e prokurorisë së Krujës, kundër lirimit me kusht ndaj Endrit Dokles, u nënshtrohet këtyre rregullave…”-thuhet në dokument.
Nëse kjo çështje do këtë një përparësi dhe do gjykohet nga gjykata e Apelit, mund të rrezikohet seriozisht rikthimi në burg i Endrit Dokles.
Kjo pasi një vit më parë gjykata e Apelit Tiranë, vendosi të rrëzojë kërkesën për lirim me kusht të dënuarit me 25 vite burgim Genc Tafili, i cili më pas u arrestua në Gjermani dhe tashmë është esktraduar në Shqipëri, ku po vuan dënimin e mbetur.
Po ashtu një vit më parë Gjykata e Lartë, vendosi të prishë vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës, që lironte me kusht të dënuarin me 25 vite burg, Lulzim Berisha, duke urdhëruar arrestimin dhe kthimin në burg të tij.

Të fundit

“Treni bullgar” i PS nuk e justifikon dot “Ruletën ruse” të PD

Nga Ylli Manjani "Treni bullgar" i PS nuk e justifikon dot "Ruletën ruse" të PD. Kjo e fundit tashmë eshtë...

Shembet çatia e kullës 650-vjeçare në Kinë, turistët vrapojnë të tmerruar (VIDEO)

Vizitorët e një vendi turistik shekullor në Kinën lindore u detyruan të nxitonin pasi qindra tjegulla çatie u shkëputën dhe u rrëzuan në tokë...

Mbetet në burg shefi i Policisë Rrugore në Tiranë

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për shefin e komisariatit të policisë rrugore Tiranë, Roven Zeka. Zbutet masa në arrest...

Përplasja e fundit virtuale mes Elvana Gjatës dhe Dafina Zeqirit ndez rrjetin

Kënga më e re e Elvana Gjatës, “Lumja toka”, sapo ka dalë dhe ka bërë menjëherë bujë, jo vetëm për melodinë me motive shqiptare,...

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të xhirojnë së shpejti një film

Moderatorja Kiara Tito ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ku ka ndarë me publikun disa...

Lajme të tjera

Web TV