‘Vdekja po më afrohet shumë shpejt’/ Mike Tyson: Paratë s’janë asgjë në këtë botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mike Tyson, ish-kampioni i botës në boks, ka bërë një rrëfim ndryshe në podkastin e tij “Hotboxin”. 56-vjeçari është shprehur se ‘mund të vdesë shumë shpejt’, duke lënë të kuptohet se ‘paratë nuk janë çdo gjë në këtë jetë’.

Në bashkbisedimin e tij me terapistin Sean McFarland Tyson konkretisht u shpreh: “Ne të gjithë do të vdesim një ditë sigurisht. Pastaj, kur shikoj në pasqyrë, shoh ato pika të vogla në fytyrën time. Unë them, uau. Kjo do të thotë se data ime e skadencës po afrohet, shumë shpejt”.

Tyson më pas u ndal konkretisht te paraja, duke u thënë: “Unë gjithmonë u them njerëzve, se ata mendojnë se paratë të bëjnë të lumtur. Kur keni shumë para mund të prisni që askush të mos ju dojë. Si do të të rrëfej dashurinë time kur të kesh 500 miliardë dollarë?! Ndjenja e rreme e sigurisë. Ju besoni se jeni i pathyeshëm kur keni shumë para, gjë që nuk është e vërtetë. Prandaj unë gjithmonë them se paratë janë një ndjenjë e rreme sigurie.

Çfarë është siguria? Unë nuk e di. Kur vendosni para në bankën tuaj dhe merrni një çek çdo javë që mund të jetoni për pjesën tjetër të jetës tuaj, a është kjo siguri?

Kjo do të thotë që nuk do të sëmuresh, nuk mund të goditesh nga një makinë? Nuk mund të hidhesh nga një urë. Nuk e di. A është siguri?

A mund t’ju sigurojnë paratë këtë?”- është shprehur legjenda e boksit botëror.

Të fundit

Trump firmosi urdhrin për tarifat, bien tregjet europiane

Tregjet evropiane të aksioneve kanë pësuar rënie të konsiderueshme pas një tjetër përshkallëzimi në luftën tregtare të iniciuar nga...

Zoti Dumani, drejtësia nuk është konferencë shtypi!

Nga Fejzo Subashi Zoti Dumani, nuk jeni as komod, as më pak  i detyruar të dilni shpesh në konferenca shtypi. Kjo jo së nuk dua unë,...

“E neveritshme”, Trump kërcënon Putinin me sanksione të reja pas sulmeve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dënuar sulmet e ripërtërira masive të Rusisë dhe ka njoftuar sanksione të reja kundër Moskës. Të martën, Trump i...

Në 24 orë goditen 4 raste të shpërndarjes së lëndë narkotike, arrestohen pesë persona

Gjatë 24 orëve të fundit, goditen 4 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohen sasi dhe doza të...

Gavi del në mbështetje të shokut të skuadrës: “Shpresoj të fitojë Topin e Artë”

Mesfushori i Barcelonës, Gavi i ka dal në krah shokut të skuadrës Lamine Yamal, duke e mbështetur 18-vjeçarin si pretendent për Topin e Artë...

Lajme të tjera

Web TV