Vr*sësit erdhën nga Laçi dhe u kthyen sërish, dikush i informonte për lëvizjet e Martinaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Grupi i vrasësve me pagesë, që ekzekutuan Brilant Martinaj, Besmir Hoxhën dhe Diklen Vatën, rezulton të ketë qëndruar në gadishmëri, rreth 50 minuta, në një xhep të rrugës që ndodhet mes restorant “Brazilit” dhe mbikalimit të Fushë-Krujës.
Hetimi deri në këto momente ka provaur se makina ngjyrë e zezë tip “Passat” me targa të vjedhura në Tiranë, ka udhëtuar nga zona e Laçit në drejtim të mbikalimit të Fushë-Krujës.
Brilant Martinaj dhe Diklen Vata, janë ndjekur në distancë, gjatë kohës kur kanë mbëritur deri tek restorant “Brazili” që ndodhet buzë rrugës nacionale në fshatin Arrameras.
Në këtë ngjarje, ka marë pjesë dhe një makinë tjetër, që besohet se ka mbajtur nën vëzhgim Brilant Martinaj. Ndërsa “Passati” i zi me 4 personat e armatosur është pozicionuar në një xhep rruge, në pritje të kthimit drejt Laçit të objektivit.
Në parkimin e restorant “Brazilit”, Martinaj dhe Diklen Vata, kanë lënë makinën e tyre dhe me një makinë tjetër me targa Gjermane, të vjedhura një furgoni në Pogradec, kanë udhëtuar në drejtim të servisit në fshatin Larushk.
Vetë shoferi i makinës me targa Gjermane të vjedhura, që ka çuar dy viktimat në Larushk, nuk dihet ende se kush është dhe sot e kësaj dite nuk është identifikuar nga policia kriminale.

Ky individ, dyshohet se mund të jetë njeriu që ka informuar skuadrën e vrasësve me pagesë, e cila qëndronte në gadishmëri në anë të rrugës, pa shkuar në mbikalimi i Fushë-Krujës.
Qëllimi i vizitës në këtë fshat, ka qënë për faktin se Brilanti dhe Vata, kishin lënë një makinë për ta rregulluar. Sipas burimeve nga policia, makina ishte bërë gati, por puntorët nuk i kishin vendosur ende 4 gomat. Ndaj dy personazhet, rezultojnë se kanë falenderuar puntorët për punën e mirë që kishin bërë në makinë dhe janë larguar.
Në pamjet filmike të sekuestrura në servis nga policia, del qartë prezenca e tyre në këtë servis. Majde edhe punonjësit e servisit, kanë dëshmuar dhe kanë treguar në polici, gjithçka rreth bisedës së kryer mes dy personave dhe falenderimin e tyre.
I vetmi person që pamjet filmike, nuk kanë arritur ta kapin dhe nuk identifikohet nga punonjësit e servisit, është pikërisht shoferi i makinës me targa gjermane. Sipas burimeve, ky person ka qëndruar brenda në makinë dhe nuk ka zbritur për asnjë moment nga mjeti, ndaj dhe nga kamerat nuk identifikohet.

Lexo edhe :  BE jep 15 mln euro për Forcat e Armatosura! Gonzato: Shqipëria partner i qëndrueshëm

Pikërisht me këtë mjet dhe këtë person ende të paidentifikuar, Vata dhe Martinaj janë kthyer sërisht në parkimin e restorant Brazilit në Arrameras. Këtu kanë qëndruar për drekë, deri sa kanë njoftuar mikun e tyre Besmir Hoxha, për ti marë nga restorant “Brazili” dhe janë nisur në drejtim të Laçit.
Të gjitha këto lëvizje të tyre, janë vëzhguar nga një person, që mund të ketë qënë pjesë e klientelës së lokalit ose pikërisht njeriu ende i paidentifikuar.
Teksa “Passati” Gri, ku udhëtonin Besmir Hoxha në timon, Brilant Martinaj pasagjer, dhe Diklen Vata pasagjer, ka kaluar para syve të 4 vrasëve që qëndronin në gadishmëri, ata i janë vënë nga pas. Pikërisht në mbikalimin e Fushë-Krujës, “Passati” i Zi i autorëve parakalon “Passatin” ngjyrë Gri të viktimave, duke i dalë para dhe qëndruar në mes të rrugës.

Pikërisht në këtë moment rezulton të kenë zbritur nga makina 3 persona, duke hapur zjarr menjëherë. Besmir Hoxha dhe Briland Martinaj, kanë mbetur të vdekur në vend, duke mos pasur mundësi të reagojnë. I vetmi që ka dalë nga makina ishte Diklen Vata, i cili është vrarë disa metra më larg.
Sipas burimeve të policisë, autorët e krimit dyshohet se janë dhe autorët e zjarrvënies më pas. Ndërsa janë larguar në drejtim të Laçit, duke djegur makinën dhe mos pasur deri në këtë fazë të hetimit, asnjë person të dyshuar dhe identifikuar.
Dyshimet janë ngritur mes rradhëve të grupit të hetimit se autorët, pas kanë ndjegur makinën në afërsi të Laçit janë larguar me një makinë tjetër në drejtim të Kosovës.

Të fundit

107 aksidente rrugore vetëm në qërshor/ Kujdes nga të rinjtë “përplasen” më shumë

Në muajin Qershor 2025 numërohen 107 aksidente rrugore, nga të cilët 140 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe...

E trishtë, ndërron jetë vajza e akademikut Rexhep Qosja

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë Edita Qosja-Rexhepi, vajza e akademikut Rexhep Qosja. Lajmin e ka bërë të ditur djali...

Efektivi i Lezhës në video duke pirë kokainë? Policia: E kemi përjashtuar prej një muaji

Policia e Lezhës ka reaguar lidhur me një video të publikuar një ditë më parë ku një efektiv policie shihej duke konsumuar lëndë narkotike...

“Jetojmë me ujë dhe sheqer”, palestinezët e dëshpëruar dynden për të marrë ushqim

Gaza po përjeton krizën më të madhe të urisë. Për herë të parë në dy muajt e fundit, kamionët me ndihma në Rripin e...

Armand Duka pritet me protesta në Luginën e Preshevës/Jo Euro 2027 me shtetin që na mohon

Bashkorganizimi i Kampionatit Europian 2027 për 21-vjeçarët nga Shqipëria dhe Serbia vijon të përplasë Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe grupimin e Tifozave Kuq...

Lajme të tjera

Web TV