Dhunuan imamin e xhamisë/ Policia arreston 3 persona për akuzën ‘tentativë vrasje’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre të rinj që dyshohet se rrahën rëndë imamin e fshatit Lupç i Poshtëm të Podujevës, Zeqir Berishën, raporton Express.

Të arrestuar janë: B.M, 27-vjeçar, A.M, 28-vjeçar dhe Sh.M 25-vjeçar, të cilët janë dërguar në mbajtje. Ndaj tyre është inicuar rast për “vrasje në tentativë”.

“Personi i lënduar Z.B. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Podujevës menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të arrestojnë tre persona të dyshuar”, ka njoftuar Policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

Arrestohen tre persona të dyshuar për vrasje në tentativë.

Mbrëmë rreth orës 22:00, policia ka marrë informacionin se në fshatin Lupç i poshtëm të Podujevës, është gjetë një person i lënduar rëndë. Personi i lënduar Z.B. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Podujevës menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të arrestojnë tre persona të dyshuar.

Personat e arrestuar:

1.B.M, mashkul 27vjeç

2.A.M, mashkul 28vjeç  dhe

3.Sh.M mashkul 25vjeç.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tyre është iniciuar rasti vrasje në tentativë.

Të fundit

FMN: Reformat efikase mund të rrisin me 9% PBB-në e Shqipërisë

Efikasiteti i zbatimit të reformave do të rrisë ekonominë e Shqipërisë dhe në përgjithësi atë të Ballkanit Perëndimor me...

Votuam pro e kundër ndalimit të Palestine Action, por kemi plan ta përfundojmë rrëmujën

Stella Creasy dhe Peter Hain* Asnjëri prej nesh nuk e mbështet organizatën, por ajo që po ndodh nuk arrin as të mbrojë të drejtën e...

Fluks në dalje nga Porti i Durrësit, bien shifrat e pasagjerëve në hyrje të vendit

Nga dita e premte dhe deri ditën e djeshme (19 gusht) në portin e Durrësit janë përpunuar në hyrje dhe dalje afro 38 mijë...

Të gjithë duan të shpëtojnë nga Ukraina

Nga Frrok Çupi Madje edhe vetë Ukraina do të shpëtojë nga ‘Ukraina’. Që nga muaji shkurt 2025 deri në dje, 18 gusht 2025, presidenti i Ukrainës...

Arrihet marrëveshja personale, Edon Zhegrova i thotë “PO” Juventusit

Ylli kosovar, Edon Zhegrova thuhet se i ka thënë ‘po’ Juventusit, duke arritur një marrëveshje personale për transferimin e tij këtë verë. Zhegrova pritet...

Lajme të tjera

Web TV