I ofruan 2 milionë, por gjyqtarja kërkoi më shumë, detaje nga operacioni i SPAK

Abc mëson detaje të reja nga operacioni i SPAK në Elbasan lidhur me akuzat për korrupsion ndaj gjyqtares Zamira Vyshka.

Sipas burimeve të grupit hetimor, Xhulio Musaj, i dënuari për të cilin janë paguar lekët, ka qenë i dënuar për plagosje.

Familjarët kanë tentuar të korruptojnë gjyqtaren Vyshka nëpërmjet avokatit të tyre mbrojtës Ilir Pashaj , duke i ofruar 2 milionë lekë. Por pas takimit me gjyqtaren, sipas SPAK ajo ka kërkuar më shumë para.

Sipas ABC ngjarja ka ndodhur në 2021 dhe gjyqtarja ka marrë shumën e 4 milionë lekëve.

Informacionet për këtë rast korrupsioni SPAK i ka marrë në rrugë operative dhe në sajë të përgjimeve, pasi janë sinjalizuar për këtë rast korrupsioni.