Kush është skuadra që ekzekutoi Brilant Martinajn?/ Artan Hoxha: Ka një kosto të madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hetuesit janë kthyer sërish në Laç, për të zbuluar fakte që do të çojnë në zbardhjen e vrasjes së policit Xhelal Reçi më 1 nëntor të vitit të kaluar në zonën e Laçit.

Masakra e Fushë Krujës ka rihapur edhe njëherë dosjen e hetimit për këtë ngjarje pas dyshimeve se një nga autorët që zbritën nga një automjet për të ekzekutuar ish-policin ishte Brilant Martinaj një prej tre të rinjve që u vra në atentatin mafioz të dielën në mbikalimin e Fushë Krujës.

Kjo pasi sipas gazetarit Artan Hoxha, Xhelal Reçi është xhaxhai i të fejuarës së një prej të fortëve që grupi i Martinajve e do të vdekur. Hoxha u shpreh në MCN se ka qenë një ngjarje e mirëorganizuar nga një skuadër vrasësish të cilët asnjëherë nuk gabojnë.

“E kam quajtur ditën e hënë, datën 18, kthimin e njërës nga 61 njësive administrative që ka Shqipëria, u kthye në agjensi funerale. Tre të rinj në një qytet brenda ditës. Këto ngjarje ndodhnin vetëm në 97′, 98′. Nuk dua të merrem me detajet e vogla. Që të organizosh një ngjarje të këtij niveli, ka një kosto të madhe. Kërkon ekspertë. Janë djegur deri tani dy makina dhe një e tretë është zhdukur.

Kjo skuadër më rezulton se del në terren për herë të pesë. Është skuardër 100% e saktë nuk ka gabuar asnjëherë. Kanë një veçanti, kur dalin këta, në vendin e ngjarjes ka minimum 30 gëzhoja. Janë shumë të ashpër, shumë barbarë, godasin në kokë, veprojnë si skuadronë komando. Elementi tjetër, ata e kanë djegur makinën, djegia është mesazh. Mesazhi është do t’ju djegim të gjallë, është hera e pestë që del kjo skuadër.

Lexo edhe :  "Ka rrethuar pallatin", Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Ai djali që u vra, Martinaj, nuk është shumë kollaj të vritet, pavarësisht se u tha dyshohet për vrasjen e një ish polici. Por për vrasjen e Xhuljo Prelës, ai u vra pse nuk uli dritat e gjata, ky ka dalë i pafajshëm. Me letra, ai është tërësisht i pafajshëm”, tha gazeteri Artan Hoxha.

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV