Programi “EU4Schools”, drejt përfundimit dy shkolla në Vorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe në #Vorë, një tjetër #bashki në fokusin e Programit “EU4Schools, po realizohen punimet e fundit në dy #shkolla, të cilat do të hapin dyert dhe mjediset bashkëkohore në vitin e ardhshëm shkollor:
🏫 shkolla 9-vjeçare “Vorë”;
🏫 shkolla 9-vjeçare “Bërxullë”.

Me rindërtimin e tyre, 1,142 nxënës, 70 mësues dhe rreth 32,400 banorë të komuniteteve në total do të gëzojnë mjedise më cilësore e të sigurta, të ndërtuara sipas Eurocode 8; me klasa moderne dhe aksesueshmëri për personat me #aftësi të kufizuara; më miqësore ndaj mjedisit dhe efiçiente ndaj energjisë; si dhe me të njëjtin standard sikurse në shkollat më të mira evropiane.

Këto dy shkolla janë pjesë e Programit “EU4Schools”, financuar nga #BE me 75 milion Euro dhe zbatuar nga #UNDPAlbania, në fokus të të cilit është rindërtimi apo riparimi i 60+ objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti shkatërrues dhe me përfitues të drejtpërdrejtë rreth 24,500 fëmijë, nxënës e mësues.

Ndërsa 25 institucione arsimore kanë përfunduar deri tani në kontekstin e “EU4Schools”, aktualisht vijon procesi i rindërtimit/riparimit në 17 objekte shkollore për të siguruar #arsimcilësor për brezin e ri të Shqipërisë.

Për t’u informuar në kohë reale rreth programit, ne ju ftojmë të ndiqni vazhdimisht edhe portalin e transparencës https://www.eu4schoolsportal.al/ , një hapësirë kyçe kjo që do t’ju njohë mbi detajet, përfituesit dhe ecurinë e deritanishme të “EU4Schools”.
#EU4Schools po ndërton shkollat e së ardhmes!
#EU4Schools #BEpërShkollat 🇪🇺
#RindërtojmëMëMirë #BuildBackBetter
#RindërtojmëSëBashku #BuildBackTogether
#UNDPAlbania
European Union in Albania

Të fundit

Shefat e NATO-s takim virtual mbi luftën në Ukrainë

Shefat e mbrojtjes të NATO-s zhvilluan të mërkurën një diskutim virtual mbi garancitë e sigurisë që mund t’i ofrohen...

Kryengritja e Nat Turner-it, skllavi afro-amerikan që iu kundërvu të bardhëve

21 gusht 1831 Më 21 gusht 1831, në Southampton County, Virxhinia, shpërtheu një nga kryengritjet më të njohura dhe më të përgjakshme të skllevërve në...

Horoskopi ditor, 21 Gusht 2025

Dashi  Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime të rëndësishme, mos i shtyni...

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj, Napoli po kërkon të bëjë...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Lajme të tjera

Web TV