I puthitën grykën e kalla*shit në xhamin e blinduar, tre personat ngritën pritën, 108…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Sulmi me armë i rregjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e Milotit, është kryer nga një skuadër e përbërë nga 4 persona, ku tre vetë kanë qëlluar me automatik, ndërsa personi tjetër ka qëndruar shofer në makinën tip “Audi”, e cila u gjend e djegur në fshatin Gramëz të Fushë.
Në vendgjarje, policia kriminale ka gjendur plot 108 gëzhoja kallashnikovi, gjë e cila tregon se ka pasur një intesistet të lart të goditjeve me armë, duke sjellë vrasjen e Klisman Preçit dhe plagosjen e rëndë të Ylli Brahimit.
Atentati mafioz vjen vetëm 5 ditë pas sulmit me armë në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë njerëzit e biznesmenit Ervis Martinaj, Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.
Në ngjarjen e djeshme, besohet se autorët kanë përdorur plumba blindshpues, me qëllim depërtimin në brendësi të makinës.
Mësohet se i pari që është qëlluar, ka qënë Klisman Preçi, i cili rezulton të ketë zbritur nga makina “Toyota” e blinduar për të hapur derën e oborrit të pallatit. Por vrasësit ishin pozicionuar në atë vend, duke pritur 10 minuta, deri në ardhjen e dy objektivave të cilët ishin duke pirë kafe në një lokal të Milotit.
Ajo që e bën më të vështirë zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, është mospunimi i kamerave të sigurisë, që Ylli Brahimi, kishe montuar në banesën e tij.
Megjithëse zona ku ka ndodhur vrasja është e mbuluar nga kamerat e sigurisë, çuditërisht asnjëra prej tyre nuk ka punuar. Paisja DVR rezulton të ketë qënë e fikur dhe nuk dihen arsyet se pse kamerat nuk ishin në gjëndje shërbimi.
Kjo ka sjellë në mosfilmimin e asnjë imazhi të vrasësve, të cilët janë pozicionuar të qetë në vendin ku kanë planifikuar vrasjen e dyfishtë. Ka shumë mundësi që autorët kanë pasur dijeni për mosfunksionimin e kamerave të sigurisë, ndaj planifikimi i vrasjes është bërë pikërisht në derë të shtëpisë.
Policia thotë se për gati 5 minuta zona është përfshirë nga terrori, si pasojë e breshërive të forta të automatikëve. Madje njëri nga autorët ka qëlluar me puthitje xhamin e blinduar të makinës, me qëllim depërtimin e plumbave në brendësi të makinës, ku ndodhej Ylli Brahimi.
Plot 108 herë është qëlluar në drejtim të 28-vjeçarit Klisman Preçi dhe 46-vjecacrit Ylli Brahimi. Të dy objektivat ishin komshinj me njëri-tjetrin, ndërsa kohët e fundit lëviznin me “Toyota” të blinduar “Land Chrysler”, pasi më parë i kishin shpëtuar atentave mafioze.
Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi, kishin qenë në një lokal në qendër të Milotit, disa metra larg banesave të tyre dhe siç duket atentatorët i kanë ndjekur lëvizjet e tyre.Dy shënjestrat e këtij sulmi me armë janë emra të njohur për policinë kriminale.
Në janar të vitit 2021 Ylli Brahimit, ju bë atentat në qender të Milotit dhe nga të shtënat mbeti i plagosur rëndë, por arriti të shpëtojë.
Edhe 27-vjeçari Klisman Preçi, ka rënë preh e një sulmi me armë në muajin Maj të këtij viti, teksa po lëvizte me automjet bashkë me një kushëri të tij përgjatë superstradës Lezhë-Milot.
Ndaj tyre u qëllua me bresheri automatiku, por fatmirësisht asnjë nga plumbat nuk i prekën. Të dyja këto ngjarje janë të pazbardhura, ndërsa pista kryesore e hetimeve është përqëndruar tek konfliktet e hasmërisë mes bandave kriminale në zonë.

Të fundit

Keqtrajtuan një person gjatë detyrës, arrestohen tre efektivët e policisë

Tre efektivë policie kanë rënë në pranga në Pejë të Kosovës pasi akuzohen se gjatë arrestimit të një personi,...

Evropa “digjet” nga i nxehti, Moska regjistron 30 qershorin më të ftohtë në histori

Në të gjithë historinë e vëzhgimeve meteorologjike, në Moskë u regjistrua 30 qershori më i ftohtë deri më tani, tha eksperti kryesor i Qendrës...

Pas më shumë se tre vitesh luftë, Ukraina tani është vendi më i minuar në botë

Pas më shumë se tre vitesh luftë me Rusinë, Ukraina tani është vendi më i minuar në botë. Euronews raportoi më parë se do të...

OBSH: Vetmia çon në vdekjen e 900,000 njerëzve në vit

Një në gjashtë persona në mbarë botën vuan nga vetmia, e cila lidhet me më shumë se 871,000 vdekje çdo vit, ose 100 vdekje...

Trump ndryshon mendje dhe befason botën: “Nuk i ofroj gjë Iranit…”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të hënën se nuk po zhvillon bisedime me Iranin, duke e ndryshuar shpejt qëndrimin e...

Lajme të tjera

Web TV